19 Prill 2024

SHBA: Shfuqizimi i Gjykatës Speciale dëmton marrëdhëniet ndërkombëtare

Washington, 30 dhjetor - Departamenti amerikan i shtetit përmes një kumunikate për media ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të shqetësuara nga përpjekjet aktuale në Kuvendin e Kosovës për shfuqizimin e legjislacionit për Dhomat e Specializuara, gjykatë që është krijuar për dëgjimin e rasteve të dyshuara të krimeve kundër njerëzimit, krimeve të luftës dhe krimeve të tjera serioze, të kryera gjatë konfliktit 1998-2000.

Mëtutje, në komunikatë u bëhët thirrje liderëve politikë në Republikën e Kosovës që ta mbajnë përkushtmimin e tyre për punën e Dhomave dhe për t’i lënë të pandryshuara autoritetet dhe jurisdiksionin e gjykatës.

“Siç ka thënë sekretari Tillerson, më 21 dhjetor, kërkimi i drejtësisë në Ballkan nuk ka përfunduar dhe ne mbesim të përkushtuar për mbështetjen e drejtësisë për viktimat”, theksohet në kumtesë dhe shtohet se “ne e përshëndesim guximin moral të liderëve politikë të Kosovës, të cilët e kanë miratuar legjislacionin dhe amandamentin kushtetues në vitin 2015, me të cilin u mundësua formimi i kësaj gjykate”.

“Ne fuqishëm kërkojmë nga liderët aktualë politikë të Kosovës dhe antarët e Kuvendit që të mos e zhbëjnë këtë të arritur duke ndërhyrë në gjykatë tash ose në të ardhmen”, përfundon komunikata e Departametit të shtetit të Shteteve të Bashkuara, e nënshkruar nga zëdhënësja, Heather Nauert.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)