29 Mars 2024

SHBA, rezolutë në mbështetje të anëtarësimit të Serbisë në BE

Washington, 23 prill -  Senati amerikan miratoi një rezolutë që mbështet anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian.

Kryetari i komisonit të senatit për marrëdhëniet me jashtë Xhon Keri, tha në një deklaratë sot pas votimit, se Serbia ka bërë përparim në hapat drejt integrimit evropian. Ai tha se beson që krerët e BE-së po u kushtojnë vëmendje përpjekjeve të qeverisë së Beogradit për  të bashkëpunuar me perëndimin.

Javën e kaluar, komisioneri i BE-së për zgjerimin Shtefan Fyle, tha se pret që anëtarët e BE-së të miratojnë fillimin e procesit për të vlerësuar gatishmërinë e Serbisë për bisedimet e anëtarësimit në BE.

Zyrtarët e BE-së kanë thënë se aleanca 27-anëtarëshe nuk do t’i kërkojë Beogradit të njohë shpalljen e pavarësisë së Kosovës në 2008-ën nga Serbia. Disa vende të BE-së, duke përfshirë Spanjën, Greqinë dhe Sllovakinë kanë refuzuar ta njohin Kosovën.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)