22 Janar 2020

SHBA pritet të vendos sanksione ekonomike ndaj Turqisë

Washington, 16 tetor - Presidenti Trump, po bën presion mbi Turqinë që të ndërpresë ndërhyrjen ushtarake në veri të Sirisë, duke paralajmëruar sanksione ekonomike, të cilat pritet të vendosen gjatë kësaj jave.

Ndërkohë nënpresidenti Mike Pence, është nisur drejt Ankarasë për të filluar bisedimet drejt arritjes së një zgjidhjeje. Turqia filloi ofensivën javën që shkoi, pas vendimit të befasishëm të presidentit Trump për të tërhequr forcat amerikane nga veriu i Sirisë. .

Një tjetër kolonë ushtarake turke hyri të hënën në very të Sirisë, në kuadër të ofensivës turke që filloi javën e kaluar.

Ankaraja thotë se synimi i saj është krijimi i një zone të sigurt përgjatë kufirit dhe largimi i luftëtarëve kurdë, të cilët Turqia i cilëson si terroristë.

Administrata Trump thotë se është duke u përgatitur për vendosjen e sanksioneve ekonomike ndaj Turqisë.

“Turqia është anëtare e plotë e NATO-s dhe një aleat i yni që po lufton me kurdët në Siri, të cilët na kanë ndihmuar të luftojmë ISIS-in. Është situatë e komplikuar të cilën po e vëzhgojmë me kujdes”, tha Sekretari amerikan i Thesarit, Steven Mnuchin.

Javën e kaluar Presidenti Trump urdhëroi tërheqjen e trupave amerikane nga veriu i Sirisë. Vendimi i papritur, është cilësuar si dritë e gjelbër për Ankaranë të nisë ndërhyrjen.

“Supozohej që qëndrimi ynë në Siri të zgjaste 30 ditë, por kemi mbetur atje për 10 vjet. Këto luftëra, nuk marrin fund kurrë”, deklaroi Presidenti Trump kur njoftoi tërheqjen e trupave amerikane nga Siria.

Shumë e panë veprimin e Presidentit Trup si nxitës të kaosit duke braktisur kurdët që ishin aleatë të ShBA-së. Ligjvënësit e të dy partive në Kongres, do të paraqesin planin e tyre të sanksioneve.

Por, Presidenti turk Erdogan, ka refuzuar thirrjet për tu tërhequr nga Siria, duke këmbëngulur në largimin e kurdëve nga kufiri.

Në një deklaratë, Sekretari amerikan i Mbrojtjes Mark Esper tha se ndërhyrja e Truqisë në Siri mund të hapë dyert për rishfaqjen e ISIS-it.

Qindra mbështetës të Shtetit Islamik raportohet të kenë ikur, gjë kjo për të cilën Donald Trump fajësoi kurdët.

Trupat siriane kanë shkuar në veri pas marrëveshjes me forcat kurde, të cilat ndihen të tradhëtuara nga Uashingtoni dhe i kanë kërkuar mbrojtje Damaskut.

Analisti Michael Lueders thotë se Rusia po e ndjek nga afër mundësinë e një konflikti midis Turqisë, Sirisë dhe kurdëve.

“Në fund janë ata që do të gjejnë një zgjidhje politike, sepse evropianët dhe amerikanët nuk kanë më ndonjë rol në këtë konflikt”, thotë analisti Michael Lueders.

Krahas sanskioneve amerikane, Bashkimi Evropian u ka bërë thirrje vendeve anëtare të ndërpresin shitjen e armëve për Ankaranë.

/voa/

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 janar 2020 - Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës organizon diten e dytë të takimit rajonal për Ndryshime Klimatike dhe Integrime Evropiane “Zhvillimi i një propozim projekti për ngritjen e kapaciteteve në sektorin e Mjedisit, Integrimeve Evropian dhe Ndryshimeve Klimatike”. (Hotel Sirius, ora 9:30)

- Me rastin e 22 vjetorit të sulmit të dytë të forcave serbe mbi familjen Jashari, Komuna e Skenderajt në bashkëpunim me Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së,  do të organizojnë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, në shenjë kujtimi e nderimi të luftës së shenjtë çlirimtare të familjes Jashari. (Prekaz, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa në Komunën e Mitrovicës. (Sallën e Mediave të Komunën se Mitrovicës, ora 10:00)

- Klubi i Prodhuesve organizon tryezën e diskutimit për diskutimin e efekteve të tarifës 100% në ekonominë  e vendit një vit pas vendosjes së kësaj takse. (Orion Conference Centre, ora 10:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti, do të bëjë shpërndarjen e librave për nxënësit fitues të nivelit komunal të garës nacionale në Dituri dhe Kreativitet Kulturor e Mendim Kritik në komunën e Vushtrrisë. (Qendr Rinore në Vushtrri, ora 11:00)

- Kryetari Shpend Ahmeti do të nënshkruajë Marrëveshjen e Mirëkuptimit me USAID për zbatimin e Programit per trajtimin e ndertimeve pa leje. (Komuna e Prishtinës, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës në detyrë. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 13:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti, do të bëjë shpërndarjen e librave për nxënësit fitues të nivelit komunal të garës nacionale në Dituri dhe Kreativitet Kulturor e Mendim Kritik në komunën e Kaçanikut. (Shtëpia e Kulturës "Xheladin Kurtaj" në Kaçanik, ora 14:00)

- Mbahet Festivali i Dramës Origjinale Shqipe “Talia e Flakës 2020”, ku do të marrin pjesë teatrot me shfaqjet më të mira dhe dramat e tyre origjinale shqipe nga Kosova. (Teatri i Qytetit të Gjilanit, ora 19:00)