25 Prill 2024

SHBA përfshihen nga një mot i ftohtë

New York, 29 dhjetor - Shumica e amerikanëve po përjetojnë këto ditë me temperatura të ulta dhe erërat e forta.

Zonat lindore e qëndrore të Shteteve të Bashkuara tashmë janë përfshirë nga moti i ftohtë, i cili pritet të vazhdojë gjatë javës së parë të vitit 2018. 

Njëzet shtete qendrore dhe verilindore të SHBA-së tashmë janë goditur nga moti i ftohtë dhe dëbora.

Qyteti në Pensilvani, është mbuluar me një metër e gjysmë borë që vazhdon të bjerë. 

Temperaturat e ulëta komplikojnë punën e ekipeve për pastrimin e rrugëve. Dhe ata ngadalësojnë udhëtimin e festave.

Shërbimet emergjente dhe vendstrehimet po dërgojnë automjete për të mbledhur njerëz të pastrehë dhe të tjerë që mund të bllokohen në të ftohtë.

Temperaturat në prag të Vitit të Ri pritet të jenë afër 10 gradë nën zero nga shtetet verilindore e qëndrore deri në jug të Karolinës.

Këtu përfshihen qytete të mëdha si Çikago, St Louis, Nju Jork, Uashington dhe Atlanta. I ftohti pritet të vazhdojë në javën e parë të vitit 2018.

Shtetet bregdetare jugore mund të përjetojnë disa stuhi, ndërsa ajri i ftohtë përplaset me ajër të ngrohtë me lagështi nga Gjiri i Meksikës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)