23 Prill 2024

SHBA ofron mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në çdo organizatë

New York, 7 shkurt - Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në OKB, Nikki Haley, edhe një herë e rikonfirmoi mbështetjen e shtetit të saj për Kosovën.

Në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit për Kosovën, Haley tha se Kosova ka përparuar mjaft që nga shpallja e pavarësisë, ndërsa i bëri thirrje Beogradit të përmirësojë marrëdhëniet me Prishtinën.

“Ne e përkrahim fuqishëm Kosovën në anëtarësimin në të gjitha organizatat ndërkombëtare, përfshirë edhe Organizatën e Kombeve të Bashkuara”, deklaroi Haley.

Në mbledhje ishte e pranishme ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, e cila gjatë fjalës së saj tha se normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë do të ndodhë vetëm kur Beogradi të njohë pavarësinë e Kosovës. Kjo e fundit, theksoi Çitaku, është e pakthyeshme.

Në krahun tjetër të llogores diplomatike, ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, shfrytëzoi fjalën e tij në Këshill për të kritikuar Kosovën që nuk po përmbush detyrimet e Marrëveshjes së Brukselit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)