29 Nëntor 2020

SHBA kërcënon me pasoja Turqinë pas testimit të sistemit rus të mbrojtjes ajrore

Washington, 24 tetor - Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar aleatin e NATO-s Turqinë për "pasoja serioze" pasi ushtria turke testoi një sistem të mbrojtjes raketore S-400 të prodhuar nga Rusia.

Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së. "dënon në termat më të fortë të mundshëm provën e Turqisë të 16 Tetorit të sistemit të mbrojtjes ajrore S-400 ", tha zëdhënësi i Pentagonit Jonathan Hoffman në një deklaratë më 23 tetor.

"Ne kundërshtojmë testimin e këtij sistemi nga Turqia, i cili rrezikon pasoja serioze për marrëdhëniet tona të sigurisë ", tha Hoffman.

Veçmas, Departamenti i Shtetit e quajti provën e Turqisë të papranueshme dhe një "hap të qartë në drejtim të gabuar".

Në Stamboll, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan konfirmoi se testet ishin realizuar dhe se do të vazhdojnë.

"Ne nuk do të kërkojmë leje nga Amerika," u tha Erdogan gazetarëve.

Të dy aleatët e NATO-s kanë qenë prej kohësh në mosmarrëveshje rreth sistemit ajror të mbrojtjes S-400 dhe Uashingtoni pezulloi Turqinë nga programi i saj i avionëve luftarakë F-35 vitin e kaluar pas blerjes së sistemit të mbrojtjes raketore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 Nëntor 2020

- Komisioni Qendror Zgjedhor mban konferencën e parë për media lidhur me hapjen e vendvotimeve. (Ndërtesa e KQZ-së, ora 8:00)

- Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të komunës së Podujevës Naim Fetahu, do të votojë në shkollen fillore “Esat Mekuli”. (Fshati Dobratin në Podujevë, ora 10:00)

- Komisioni Qendror Zgjedhor mban konferencën e dytë për media lidhur me pjesëmarrjen në zgjedhje deri në orën 11:00. (Ndërtesa e KQZ-së, ora 11:30)

- Partia Demokratike e Kosovës, Dega në Podujevë, mban sot konferencë për media. (Sheshi i qytetit, para shtatoreve të katër heronjëve, ora 12:00)

- Komisioni Qendror Zgjedhor mban konferencën e tretë për media lidhur me pjesëmarrjen në zgjedhje deri në orën 15:00. (Ndërtesa e KQZ-së, ora 15:30)

- Komisioni Qendror Zgjedhor mban konferencën e katertë për media lidhur me pjesëmarrjen në zgjedhje deri në orën 19:00. (Ndërtesa e KQZ-së, ora 19:30)