07 Dhjetor 2021

SHBA ka mekanizma kundër ndikimit rus në Malin e Zi

Budvë, 17 tetor - Në forumin To be Secure (2BS) të zhvilluar në qytetin e Budvës, Zëvëndësi i ndihmësit të sekretarit amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Gabriel Escobar, u pyet edhe edhe në lidhje me qëndrimin e SHBA-së për ndikimin e partive pro-serbe dhe pro-ruse në Mal të Zi .Sipas tij duhet bërë dallim midis çështjes pro-serbe dhe pro-ruse.

"Së pari, unë nuk e shoh si të njëjtën gjë çështjen pro-serbe dhe pro-ruse. Ato forca politike në Mal të Zi që janë pro-serbe duhet të pranojnë që Mali i Zi duhet të jetë demokratik, i pavarur, sovran dhe i kthyer drejt Perëndimit dhe të qëndrojë si pjesë e NATO-s."

"Anëtarësimi në NATO dhe procesi i integrimit e kanë bërë Malin e Zi shembull për rajonin në 20 vitet e fundit, dhe për ato parti që me të vërtetë po përpiqen të minojnë këto vlera, ne kemi shumë mënyra për t'iu përgjigjur. Disa prej tyre janë sanksionet, si dhe izolimi diplomatik dhe politik", tha Escobar.

Mali i Zi  si anëtar i NATO-s nuk mund të lejojë që ta drejtojë një shtet tjetër

Kryetari i Aleancës së Atlantikut për Malin e Zi, Savo Kentera, në Samitin e Budvës  tha, se "Mali i Zi si anëtar i NATO-s nuk guxon e as që duhet të lejojë që të udhëhiqet nga  Serbia,  Rusia, e as nesër nga  Kina  ose ndonjë shtet tjetër”.

Sipas tij forcimi i institucioneve të sistemit është e vetmja mënyrë për ta përmirësuar situatën.

Gjukanoviç:  Qeveria është jo funksionale duhet të shkarkohet

Presidenti  Milo Gjukanoviç  në forumin  2BS në Budvë tha se ,,Qeveria aktuale është jo funksionale dhe ajo duhet të shkarkohet , sepse mandati i saj është fundosja e Malit të Zi". Sipas tij, përçarjet janë një fakt historike dhe ato nuk do të zhduken vetvetiu.

Mirëpo, ideja e Bashkimit Evropian dhe e Malit të Zi qytetar e gëzon shumicën. Gjukanoviçi mendon se vendet e Ballkanit Perëndimor nuk kanë kapacitete që të sigurojnë stabilitetin e rajonit, por ky stabilitet mund të forcohet përmes integrimeve. Rusia ka shtuar ai nuk është e interesuar për Malin e Zi, sa është e interesuar për shkatërrimin e sistemit të vlerave evropiane.

Krivokapiç: Qeveria ka ndjekur të gjitha rekomandimet e sigurisë nga BE

Qeveria e Malit të Zi, pa  përjashtim ka ndjekur të gjitha rekomandimet diplomatike dhe të sigurisë të Bashkimit Evropian, shpesh herë edhe në dëmin ekonomik të Malit të Zi, ka deklaruar kryeministri Zdravko Krivokapiç.

Ai theksoi në forumin 2BS se ndikimet nga jashtë nuk kanë ndodhur gjatë qeverisë aktuale, por "kanë ndodhur në formë intensive në periudhën që nga viti 2006”.

Krivokapiç theksoi, se Podgorica kurrë nuk ka qenë më pranë NATO-s dhe Bashkimit Evropian, duke shtuar se gjatë kohës së qeverisë aktuale qytetarët kanë treguar më shumë besim ndaj këtyre vlerave. Ai shtoi, se dëshiron Malin e Zi të fortë, institucionet e të cilit do të veprojnë në favor të qytetarëve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 7 dhjetor 2021

- Zyra e Rregullatorit për Energji organizon konferencën për integrimin e tregut të energjisë elektrike. (Hotel “Swiss Diamond”, ora 9:00)

-  Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të Agjencive të Pavarura. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 10:00)

- Mbahet ceremonia inauguruese e pranim dorëzimit të detyrës së Kryetarit të Prishtinës ku edhe do të bëhet betimi dhe nënshkrimi i deklaratës solemne për marrjen e detyrës së Kryetarit të ri të Komunës së Prishtinës, Përparim Rama si dhe betimi i anëtarëve të ri të Kuvendit të Komunës së Prishtinës. (Salla e Kuvendit të Komunës së Prishtinës, ora 10:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku raporton para Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Lëvizja FOL në partneritet me Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë bën lansimin e Raportit “Pajisjet elektronike: fokusi në parandalimin e rasteve të dhunës në familje”. (Hotel Emerald, ora 10:00)

-  Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjit mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

- Komuna e Rahovecit organizon shënimin e Ditës së Bibliotekës Komunale “Sulejman Krasniqi”. (Salla e Kuvendit të Komunës së Rahovecit, ora 11:00)

- Me rastin e Ditës së Bibliotekës Komunale “Sulejman Krasniqi” udhëheqes të Komunës së Rahovecit vizitojn shkollën e mesme të lartë  "Heronjtë e Kosovës" në Hoçë të Vogel. (Fshati Hoçë, ora 11:00)

- Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion së bashku me disa organizata të tjera feministe organizon aksion simbolik lidhur me aktgjykimin seksist të Gjykatës Themelore në Gjilan që shfajësoi pesë burra të akuzuar për përdhunim në grup të një vajze 19 vjeçare në vitin 2012. (Para Këshillit Gjyqësor të Kosovës, ora 12:00)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti mban dëgjim publik për Pakon e projektligjeve të pronësisë industriale si Projektligji për topografitë e gjysmëpërçuesve; Projektligji për dizajnin industrial, si dhe projektligji për patentat. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 13:00)

- Komisioni për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Mjedis e planifikim hapësinor dhe Infrastrukturë shqyrton Projektligjin për Odat e Arkitektëve dhe Inxhinierëve në fushën e ndërtimit dhe  planin e performancës për vitin 2022 nga Agjencia për menaxhimin e komplekseve memoriale të Kosovës (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)
 

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia e KQZ-së, ora 13:30)