25 Prill 2024

SHBA heq ndalimin për refugjatët nga 11 vende, por ashpërson kushtet e pranimit

Washington, 30 janar - Shtetet e Bashkuara të Amerikës hoqën ditën e hënë ndalimin për hyrjen në territorin amerikan të refugjatëve nga 11 vende, por si kundërpërgjigje ashpërsoi kushtet e pranimit, theksoi Departamenti për Sigurinë e Brendshme (DHS) në një komunikatë.

“Zyrtarët amerikanë nuk kanë zbuluar listën e vendeve përkatëse, por mendohen të jenë Egjipti, Irani, Iraku, Libia, Mali, Koreja e Veriut, Somalia, Sudani i Jugut, Sudani, Siria dhe Jemeni”, sipas direktivave të organizmave që merren me refugjatët.

Autoritetet amerikane njoftuan gjithashtu një riforcim të sigurisë dhe rekomandimeve në procedurat e programit amerikan për pranimin e refugjatëve (USRAP), veçanërisht forcimin e verifikimeve të kërkesave për azil dhe një aktualizim të rregullit të listës së vendeve me rrezikshmëri të lartë, si dhe të kritereve për përzgjedhjen e refugjatëve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)