20 Prill 2024

ShBA, gjitha opsionet të hapura për Sirinë

Washington, 12 prill - Shtëpia e Bardhë tha se nuk është marrë asnjë "vendim përfundimtar" dhe të gjitha opsionet janë të hapura në lidhje me reagimin e Uashingtonit ndaj sulmit të dyshuar me armë kimike në Siri.

"Ne kemi një numër opsionesh dhe të gjitha janë ende të hapura. Vendimi përfundimtar nuk është marrë ende," tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders.

Ajo foli vetëm disa orë pasi presidenti i ShBA-së, Donald Trump, e paralajmëroi Rusinë për një sulm të mundshëm me raketa në Siri.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Jim Mattis u shpreh gjithashtu i kujdesshëm në lidhje me kryerjen e veprimeve ushtarake kundër Sirisë, ndërsa nënvizoi se Uashingtoni ishte ende duke "vlerësuar materialet e zbulimit" lidhur me sulmin e dyshuar me armë kimike. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)