12 Prill 2021

SHBA do të rivendos sanksione ndaj 9 kompanive bjelloruse

  Washington, 1 prill - SHBA-ja paralajmëroi Bjellorusinë se nuk do të sigurojë përjashtime sanksionesh për 9 ndërmarrje shtetërore nëse nuk lirohen mbi 300 të burgosur të arrestuar gjatë protestave anti-qeveritare.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price tha se me ndalimet e vazhdueshme, "Departamenti nuk është në gjendje të rekomandojë një zgjatje tjetër" të licencave të përgjithshme që lejojnë transaksione me kompanitë "në këtë kohë", por theksoi se veprimi është i kthyeshëm.

"Për fat të keq, ne zbulojmë se situata e të drejtave të njeriut është përkeqësuar duke arritur në pikën më keqe pa dyshim në historinë e pavarur të Bjellorusisë", tha ai para gazetarëve.

"Regjimi i Lukashenkos ende është në gjendje të ndërmarrë këto hapa të nevojshëm për të ndryshuar kursin, të lirojë të gjithë të burgosurit padrejtësisht thjesht për mosmarrëveshje paqësore me autoritetet, përkrahje të pikëpamjeve të ndryshme ose guximin të garojnë në zgjedhje", shtoi ai, duke iu referuar qeverisë së presidentit të Bjellorusisë, Alexander Lukashenko.

Licencat aktuale janë vendosur të skadojnë më 26 prill.

Bjellorusia është përfshirë nga trazirat civile që kur Lukashenko pretendoi mandatin e tij të gjashtë në detyrë në gusht të vitit të kaluar në zgjedhjet të cilat nuk u njohën nga opozita, SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian lidhur me akuzat se ishin manipuluar në favor të tij.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 12 Prill 2021

- Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës hap Ekspozitën “Vullkani” i Republikës, për nder të 40 Vjetorit të demonstratave të Viti 1981, dhe Ekspozitën “70 Vjet Arkiv”. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 10:00)

- Myftiu Naim Tërnava do të japë mesazhin me rastin e fillimit të muajit të bekuar të Ramazanit. (Selia e Kryesisë së BIRK-ut, ora 11:00)

- Partia Demokratike e Kosovës mban konferencë për media, në oborrin e Kuvendit të Kosovës, hyrja nga sheshi qendror. (Oborri i Kuvendit të Kosovës, hyrja nga sheshi, ora 11:30)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtoresha e Drejtorisë së Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik, Sevil Limani-Kazaz, do të bëjnë lansimin e projektit “View Point”. (Afërsi të fshatit Jabllanicë, ora 12:00)