25 Prill 2024

SHBA do të godet çdo raketë të lëshuar nga Koreja e Veriut

Washington, 19 gusht - Zyrtarët amerikanë thonë se Shtetet e Bashkuara mbeten të palëkundura në angazhimin ndaj aleatëve aziatikë pas kërcënimeve nga Korea e Veriut.

Në bisedimet amerikano-japoneze për mbrojten dhe diplomacinë, Sekretari amerikan i Mbrojtjes Jim Mattis tha se Washingtoni do të ndërmarrë veprime të menjëhershme dhe konkrete për të goditur çdo raketë të lëshuar nga Koreja e Veriut drejt territorit amerikan dhe të aleatëve.

Manovrat ushtarake këtë jave mes Shteteve të Bashkuara dhe Japonisë në Azinë Verilindore janë vetëm shembuj, për të cilat zyrtarët thonë se tregojnë bashkëpunim të fuqishëm të sigurisë dhe mbrojtjes mes dy vendeve aleate në klimën e kërcënimeve bërthamore dhe me raketa nga Koreja e Veriut.

Pas bisedimeve me homologët japonezë, Sekretari amerikan i Shtetit dhe Sekretari i Mbrojtjes dhanë një mesazh të unifikuar të enjten drejtuar Phenianit se: Shtetet e Bashkuara janë të gatëshme të mbrojnë veten dhe aleatët e tyre.

“Sëbashku, ne do të pengojmë dhe nëse është e nevojshme, do të mposhtim çdo kërcënim. Çdo veprim armiqësie do të përballet me një përgjigje efektive dhe dërrmuese. Dy vendet tona do të demostrojnë fuqinë e aleancës tonë duke vazhduar këto aktivitete dypalëshe dhe duke rritur bashkëpunimin me Republikën e Koresë”, tha zoti Mattis.

Sekretari i Shtetit Rex Tillerson theksoi se ndërsa diplomacia meriton një shans, varianti ushtarak është ende në tryezë.

“Natyrisht, çdo përpjkje diplomatike në çdo situatë kur kemi këtë lloj kërcënimi, një kërcënim i përmasave që askush nga ne nuk dëshiron ta mendojë, duhet të ballafaqohet me një pasojë të fuqishme ushtarake nëse Koreja e Veriut bën zgjedhjen e gabuar.”

Ky angazhim i ripërtërirë nga Shtetet e Bashkuara synon të sigurojë Japoninë ndërsa Tokioja përpiqet të rrisë mbrojtjen kundër veprimeve të mundshme nga Korea e Veriut.

Ministri i Jashtëm i Japonisë, Taro Kono, tha se Pehniani duhet të ndalë provokimet bërthamore para bisedimeve të mundshme.

Ndërkohë, presidenti i Koresë së Jugut Moon Jae-in tha në Seul të enjten se do të shikonte mundësinë e dërgimit të një emisari të posaçëm në Korenë e Veriut për bisedime nëse Pheniani ndal provat bërthamore dhe me raketa.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)