17 Korrik 2019

SHBA dhe BE shqyrtojnë mundësi të reja për penalizimin e Rusisë

Washington, 8 shtator - Zyrtarët e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian po shqyrtojnë mundësi të reja për penalizimin e Rusisë, pasi arritën në përfundimin se sanksionet ekonomike nuk kanë pasur ndikim tek qëndrimi i Moskës deri tani.

Sanksionet u imponuan pasi Rusia aneksoi gadishullin e Krimesë nga Ukraina në vitin 2014 dhe afati i tyre u zgjat para disa muajsh kur një agjent nervor i prodhuar në Rusi, shkaktoi vdekjen e një personi dhe sëmundjen e tre të tjerëve në Britani.

Vëzhguesit thonë se ekonomia ruse ka vuajtur si rezultat i sanksioneve, por kjo nuk ka frenuar presidentin rus, Vladimir Putin.

Në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të enjten, Rusia mohoi çdo lidhje me të dyshuarit në rastet e helmimit me gaz nervor në Britani. Ambasadorja amerikane Nikki Haley tha se kjo ishte një përgjigje tipike nga Kremlini.

"Mohimet ruse kanë ndjekur një skenar të njohur: nga Krimea, tek avioni MH17, tek Donbasi, tek vrasja e Litvinenko. Lista vazhdon dhe motivi është i njëjtë që Rusia nuk është pas këtyre incidenteve. Por askush nuk e beson këtë”.

Ndërkohë në Uashington, ish-ambasadori amerikan në Rusi, Michael McFaul tha në një seancë në Senat se sanksionet i kanë shkaktuar dëme serioze ekonomisë ruse, por nuk e kanë frenuar zotin Putin nga kursi i tij.

"E vërteta është se ato nuk e kanë bindur Putinin, të largohet nga Siria ose Ukraina, apo të ndalë përpjekjet e propagandës kundër nesh”, tha ai.

Në Britani, Ministri i Sigurisë, Ben Wallace foli me të njëjtat tone si zoti McFaul.

"Nga përgjigjia e tyre sot, ata duket se po tregojnë se nuk kanë ndër mend të ndryshojnë drejtim”.

Në një takim së fundmi me homologun e tij finlandez, zoti Putin i quajtu sanksionet amerikane “kundërproduktive dhe të pakuptimta”.

"Ne shpresojmë që partnerët tanë amerikanë ta kuptojnë se sa e padobishme është kjo lloj politike dhe ne do të fillojmë bashkëpunim konsstruktiv”.

Por shumë politikanë amerikanë dhe evropianë nuk janë dakord.

"Disa herë sanksionet dhe pa dyshim në këtë rast, janë ndëshkimi i drejtë dhe moral për t’u përgjgjur ndaj veprimeve flagrante të paligjshme, edhe nëse nuk e ndryshojnë sjelljen e Putinit”.

Zoti Wallace tha se qeveria ruse nuk duket se mendon në interesin e popullit të saj, ashtu siç bën Britania, por sjellja e saj nuk do të mbetet pa ndëshkuar.

"Ne do të veprojmë sipas vlerave tona, në një mënyrë të sofistikuar që dërhon qartë mesazhin se Britania dhe komuniteti ndërkombëtar nuk e toleron këtë lloj sjelljeje. Por ne nuk do të sillemi si banditë”.

Si Britania, edhe Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë mundëinë e sanksioneve të reja ndaj Rusisë për shkeljen e sovranitetit të vendeve të tjera.

Kalendari

Ngjarjet e datës 17 korrik 2019 - Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë organizon konferencë të jashtëzakonshme për media lidhur me rastin e fundit i vdekjes së fëmijës në rrethana të dyshimta në Fushë Kosovë. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Lansohet Plani i Integritetit të Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Ministrisë se Mbrojtjes, ora 10:00)

- Me rastin e shënimit të “Epopesë së Korrikut 1998’’ në Rahovec, Komuna e Rahovecit do të bëj homazhe dhe ndërim për të rënet. (Rahovec, ora 10:00)

- Kryetari i Gjykatës Themelore të Gjilanit, Ramiz Azizi do të mbajë konferencë për media. (Objekti i Gjykatës Themelore në Gjilan, Kati i III, Salla 306, ora 10:30)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi mban dëgjim publik lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Trashëgiminë Kulturore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:00)

- Policia e Kosovës do të mbajë një konferencë për media, ku do prezantohet raporti gjashtëmujor  janar-qershor 2019 duke u fokusuar edhe në aktivitetet më të rëndësishme të policisë gjatë kësaj periudhe. (Stacioni policor Qendra në Prishtinë, ora 11:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim Azgan Haklaj, president i Unionit Artistik të Kombit Shqiptar. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00)

- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë organizon panairin “Gratë në Biznes dhe artizanate tradicionale” në të cilin do të marrin pjesë rreth 32 biznese dhe shoqata të grave ndërmarrëse nga komunitete të ndryshme të Kosovës. (Sheshi “Para Teatrit” në Gjilan, ora 11:00)      
 
- Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës lanson fushatën vetëdijësuese “10 Rregullat e Arta të Sigurisë Rrugore. (Pika kufitare e Merdares, ora 11:00)

- Partia Socialdemokrate mban konferencë për media. (Zyrët qendrore të PSD-së në lagjen Arbëria, ora 11:30)

- Komuna e Rahovecit organizon akadmi përkujtimore me rastin e 21 vjetorit shënimit të “17 korrikut - Epopesë së Rahovec’’. (Shtëpia e Kulturës 'Mentor Zyberaj" në Rahovec, ora 12:00)

- Agjencia Kosovare e Privatizimit mban ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve përmes Likuidimit nr.48. (Hoteli Grand, ora 12:30)

- Mbledhja e komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për Inspektoratin e Punës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 13:00)

- Komuna e Rahovecit organizon dëgjim publik për përgatitjen e buxhetit për vitit 2020 më banorët e fshatit Hoçë e Madhe. (Shtëpia e Kulturës në fshatin Hoçë e Madhe, ora 14:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj zhvillonë një vizitë pune në Komunën e Malishevës. (Malishevë, ora 15:00)

- Komuna e Rahovecit organizon dëgjim publik për përgatitjen e buxhetit për vitit 2020 më banorët e lagjeve III- dhe IV të qytetit të Rahovecit. (Shkolla fillore “Isa Boletini” në Rahovec, ora 19:00)