16 Tetor 2019

Shala: Kosova numëron qindra suksese te të rinjve të saj në vend dhe në botë

Dubai, 19 shtator - Ambasadorja e Vullnetit te Mire per Kosoven ne IHRC Elvana Shala po qendron ne Dubai te Emirateve te Bashkuara Arabe ku po zhvillon punimet konferenca "Arab Youth International Model of United Nations" ne te cilen po marrin pjese rreth 200 te rinje nga vende te ndryshme te botes e ne mesin e tyre shume personalitete te familjeve mbreterore arabe dhe personalitete te fushes se humanizmit dhe diplomacise.  

Ambasadorja Shala si e ftuar nderi para te pranishmeve ka folur per rolin e te rinjeve ne krijimin e paqes ne bote me shembull te vecante rolin e te rinjeve te Kosoves ne ndertimin e paqes pas periudhes se luftes se fundit ne Kosove.

Me kete rast ajo ka theksuar se e kaluara  e historise  se te rinjëve te Kosoves eshte mjafte e dhimbshme, pasi qe nga vitet e 90ta per shkak te konflikteve politike ne ish-Jugosllavi  ajo shpeshehere u privua nga e drejta e fjales se lire, arsimimit, e lwvizjes, duke iu shkelur te drejtat themelore per nje jete me dinjitet.

"Gjate luftes shume prej tyre humben jeten per liri dhe sot Kosova kujton me krenari  jeten dhe vepren e secilit prej tyre."

"20 vite pas luftes dhe 11 vite pas Pavaresise, perkunder kushteve jo te favorshme dhe sfidave te medha, Kosova numeron qindra suksese te te rinjeve te saj ne vend dhe ne bote, e mbi te gjitha jemi shembull i krijimit te shume grupeve jo formale me qellim te permiresimit te mardhenieve ne mes te rinise se komunitetit serb dhe atij shqiptar dhe krijimin e mundesise per paqe dhe stabilitet nderfetar", ka theksuar Shala. 

Tutje ajo theksoj se aktualisht Kosova po kalon neper procesin zgjedhor per zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ku per here te pare ne listat kandiduese per deputet te parlamentit, kemi shume te rinje kandidat nen moshen 30 vjecare te cilet pretendojne te jene zeri i te gjithe te rinjeve te Kosoves ne parlament duke qene tashme pjese edhe e politikberjes se shtetit.

Kjo tregon me se miri, vetedijesimin e larte te shoqerise sone per fuqine e te rinjeve dhe ndryshimet pozitive qe ata mund ti sjellin nje shteti.

Ne pjesen e dyte te fjalimit, Shala ka folur edhe per aspektin humanitar te te rinjeve dhe rolin qe ajo ka ne shoqerine tone duke thene se rinia e Kosoves dhe populli shqiptar ne pergjithesi njihen si kombi me human ne bote te cilet identifikohen me humanisten me te njohur  ne bote Nene Tereza.

"Po, ajo ishte shqiptare dhe shume e re ne moshe vendosi qe tere jeten e saj t’ia kushtoj humanizmit dhe njerezve ne nevoje ne gjithe boten duke ua rikthyer shpresen per jeten, dashurine dhe shendetin."

"Keshtu edhe rinia jone gjithnje ka ndjekur shembullin e saj duke u bere pjese e shume organizatave nderkombetare humanitare, duke organizuar iniciativa te ndryshme per te gjithe njerezit ne nevoje e mbi te gjitha ka ngritur flamurin e Kosoves kudo ne bote madje edhe ne vendet ku politika nuk kishte qasje, ka rrembyer cmime te ndryshme kulturore e sportive edhe atehere kur gjithcka dukej e pamundur e me e rendesishmja i ka treguar botes vleren e te qenit njeri."

"Ne nuk mund te sjellim paqe, pa kuptuar dhimbjen e tjetrit, prandaj rruga e veshtire e rinise kosovare dhe kembengulesia e tyre le te sherbeje si udherrefyes i vizionit tuaj per paqe dhe stabilitet ne bote" tha nder te tjera Ambasadorja Shala.

Fjalimin e saj Shala e perfundoj me porosine se bota ka perjetuar mjaft luftera lot e dhimbje te cilat kane lene gjurme te pashlyeshme ne gjenerata. Prandaj le te jemi ne gjenerata e re ata qe botes do ti sjellin paqe dashuri dhe humanitet.

Ashtu sic thoshte e shenjta Nena Tereze:  Ne nuk kemi nevoje per arme dhe bomba per te sjelle paqe ne bote, ne kemi nevoje per dashuri dhe dhembshuri. Nga Kosova, me dashuri dhe paqe" ka perfunduar fjalimin Ambasadorja Shala

Nderkaq, neser viziten e saj ne EBA Shala do ta vazhdoj ne Abu Dhabi ku do te takoj Ambasadorin e Kosoves atje z. Avni Arifi ndersa te shtunen do te jete paneliste ne 4th Sheikh Zayed Peace Conference.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 16 tetor 2019

- Fillon procesi i numërimit të votave përmes postës. (Qendra e Numërimit dhe Rezultateve,  ora 10:00)

- Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit bën prezantimin e studimeve të radhës brenda serisë së studimeve rreth fazes finale të dialogut Kosovë-Serbi. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:15)

- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë shënon Ditën Botërore të Standardeve. (Hotel Emerald, ora 10:30)

- Green Art Center organizon aktivitet në komunën e Vushtrrisë i cili synon të sensibilizojë qytetarët dhe të ndikojë në edukimin e brezave të rinj për rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit”. (Sheshin e qytetit “Hasan Prishtina” në Vushtrri, ora 12:00)

- Në kuadër të promovimit të romanit “Elefantët në kopsht” të autores Kureyshi Qendra Multimedia organizon bisedën e hapur të autores zvicerane Meral Kureyshi me gazetarin Enver Robelli. (Qendra Multimedia, rr. 'Idriz Gjilani' në Prishtinë, ora 19:00)