29 Mars 2024

Senatori John McCain diagnostikohet me kancer në tru

Washington, 20 korrik - Senatori Republikan i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John McCain, është diagnostikuar me kancer në tru, sipas një njoftimi nga zyra e tij.

Senatori 80 vjeçar, po kurohet në shtëpinë e tij në Arizona, pasi ka kaluar një procedurë për heqjen e një  mpiksjeje gjaku mbi sy, javën e kaluar.

Në deklaratën e zyrës së tij, thuhet se McCain po shqyrton mundësinë e trajtimit të mëtejshëm, e cila mund të përfshijë një kombinim mes kimioterapisë dhe rrezatimit.

John McCain është një veteran i luftës së Vietnamit, dhe prej gjashtë vitesh është senator, ndërkohë që më 2008-ën ka qenë kandidati republikan për zgjedhjet presidenciale në SHBA.

McCain viZitoi edhe Shqipërinë, më 17 prill të këtij viti, ku takoi me radhë presidentin Nishani, Kryeparlamentarin Meta, Kryeministrin Rama dhe liderin e opozitës Basha.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)