25 Prill 2024

Rusia proteston kundër dëbimit të diplomatëve rusë nga vendet perëndimore

Moskë, 27 mars - Ministria e Jashtme ruse deklaroi të hënën se Rusia dënon ashpër dëbimin e diplomatëve rusë nga disa vende perëndimore dhe se Rusia do të kundërpërgjigjet.

Sipas njoftimeve të Ministrisë së Jashtme në faqen e saj zyrtare, Rusia mendon se përjashtimi i diplomatëve rusë nga disa vende perëndimore nuk ndihmon në hetimin dhe identifikimin e të dyshuarit për helmimin e ish-agjentit rus, Sergei Skripalit.

Këto vende nuk kanë hetuar ngjarjen në fjalë, ato janë ndikuar nga opinioni i Britanisë, gjë që provokon marrëveshjen midis Rusisë dhe qeverisë britanike duke shkaktuar rritjen e tensioneve.

"Aleatët e Britanisë ndoqën verbërisht "Konsensusin e Perendimit" pa hetuar hollësisht dhe objektivisht, duke humbur arsyen dhe shkelur rregullat e dialogut ndërkombëtar dhe ligjeve ndërkombëtare. Këto veprime do të kenë pasoja dhe Rusia do të kundërpërgjigjet", thuhet në deklaratë.

Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk, tha të hënën se 14 vende anëtare të BE-së kanë njoftuar dëbimin e diplomatëve rusë, në përgjigje të dyshimeve se Rusia donte të vriste ish-agjentin rus në Britani.

Në të njëjtën ditë, ShBA-ja deklaroi se do të dëbojë dhjetra diplomatë rusë dhe do të mbyllë konsullatën ruse në Seattle, ndërsa Kanadaja deklaroi gjithashtu se do të dëbojë 4 diplomatë rusë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)