29 Mars 2024

Rusia lëshon raketa kundër Shtetit Islamik në Siri

Moskë, 6 shtator - Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi të martën në faqen e saj të internetit se fregata ruse "Admiral Essen " e Detit të Zi, e dislokuar në Detin e Mesdhe, lëshoi raketën "Klub" kundër një baze të "Shtetit Islamik" në Siri.

Sipas njoftimit, objektivi i goditjes ishte pranë qytetit Deir al-Zour në lindje të Sirisë. Ushtria ruse tha se raketa shkatërroi suksesshëm një qendër komande, një depo armësh dhe municionesh si dhe një oficinë të riparimit të automjeteve të blinduara.

Në deklaratë thuhet se sulmi me raketën "Klub" ndikon në fitoren e ushtrisë siriane dhe asgjësimin e militantëve të "Shtetit Islamik".

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)