24 Prill 2024

Rusia fillon stërvitjet më të mëdha ushtarake në 40 vjet

Moskë, 12 shtator - Presidenti rus Vladimir Putin priti sot homologun e tij kinez në një forum ekonomik në Vladivostok, ndërkohë që forcat e armatosura të dy vendeve fillojnë në Siberinë lindore stërvitje ushtarake, më të mëdhatë që zhvillon Moska në disa dekada.

Manovrat njëjavëshe të Rusisë së bashku me trupat kineze dhe mongole, të koduara me emrin "Vostok-2018" vijnë në një kohë tensionesh të larta mes Moskës dhe Perëndimit lidhur me akuzat për ndërhyrjen ruse në çështjet perëndimore dhe në klimën e konflikteve në Ukrainë dhe Siri.

Duke krahasuar demonstrimin e tanishëm të forcës me manovrat e Bashkimit Sovjetik në vitin 1981, Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu tha se këto stërvitje do të jenë edhe më të mëdha. Në to do të marrin pjesë 300,000 ushtarë, 36,000 automjete ushtarake, 1,000 avionë dhe 80 anije luftarake.

Pjesëmarrja e Kinës në këto manovra, megjithëse relativisht modeste me vetëm 3,200 njerëz dhe 900 njësi armatimi, është gjithashtu e pashembullt, duke bërë që disa analistë ta shohin këtë si një paralajmërim të qartë për Shtetet e Bashkuara dhe Evropën.

Zyrtarë të lartë të NATO-s i kanë denoncuar manovrat Vostok-2018 si "stërvitje për konflikt në shkallë të gjerë" ndërsa ekspertë të shumtë i kanë cilësuar ato si prova e parë e këtij lloji për një konfrontim global të pas Luftës së Ftohtë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)