24 Prill 2024

Rruga e Serbisë për në BE, pas formulës për Kosovën

Bruksel, 13 shkurt - Nënkryetari i grupit Parlamentar të Socialistëve në Parlamentin Evropian, austriaku Hanes Svoboda konsideron se rruga e hyrjes së Serbisë në BE do të hapet vetëm pasi ky vend të gjejë formulën diplomatike për marrëdhëniet me Kosovën. Askush nuk e di formulën se si Serbia mund të hyjë në BE pa njohur pavarësinë e Kosovës.

Eurodeputeti socialist, austriak Hanes Svoboda, i cili është përpilues i raporti për Kroacinë, ka thënë para Parlamentit Evropian se te gjitha vendet që duan të hyjnë në BE, së pari duhet të zgjidhin të gjitha problemet bilaterale me vendet fqinje që kanë, e kjo vlen edhe për Serbinë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)