28 Mars 2024

Rritet numri i viktimave tërmeti në Turqi

Ankara, 27 janar - Nga tërmeti i fuqisë 6,8 ballë që ra në nënprefekturën Sivrice të Elazigut më 24 janar 2020 ditën e premte në orën 20.55 sipas orës së Turqisë, deri më tani kanë humbur jetën 36 ndërsa u lënduar 1607 persona.

Ekipet e Departamentit për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Situatave Emergjente (AFAD) po vazhdojnë me punimet e kërkim-shpëtimit në zonën e goditur nga tërmeti.

Ndërkohë që 45 persona arritën të shpëtohen të gjallë nën rrënoja, bëhet e ditur se në zonën e goditur nga tërmeti janë shembur 76 godina.

Ndërkaq institucionet dhe organizatat publike të mobilizuara pas tërmetit po vazhdon me punime pandërprerë.

Ndërsa 5 mijë tenda janë vendosur në 3 lokacione në Elazig për t’i plotësuar nevojat për strehim të të prekurve nga tërmeti, është vënë në veprim edhe një maune me kuzhinë mobile për shpërndarjen e ushqimit të nxehtë.

Viktimave të tërmetit, nevojat themelore të të cilëve janë plotësuar, gjithashtu u ofrohet edhe mbështetje psiko-sociale.

Ndërkohë Presidenti Recep Tayyip Erdogan të shtunën bëri inspektime në zonën e prekur nga tërmeti.

Gjatë vizitës në lagjet Sursuru dhe Mustafa Pasha në Elazig, ku janë përqendruar punimet e kërkim-shpëtimit, Presidenti Erdogan tha: “Shteti ynë vazhdon me punime me të gjitha mundësitë dhe institucionet e tij”.

Pas Elazigut, Presidenti Erdogan kaloi në qytetin Malatya.

Këtu ai bëri të ditur se viktimat e tërmetit do të vendoseshin në shtëpitë që do të ndërtoheshin pasi të bëheshin studimet në terren.

Nga ana tjetër Turqia pas tërmetit në Elazig u bë një. Nga rajonet e ndryshme të vendit në Elazig u dërguan ekipet e kërkim-shpëtimit dhe materiale të ndryshme të jetesës.

Disa ekipe të futbollit të ardhurat e tyre nga ndeshjet i dhanë për të prekurit nga tërmeti.

Ndërkaq tërmeti në Elazig shkaktoi jehonë të madhe edhe në botë.

Agjencitë ndërkombëtare të lajmeve njoftuan si ngjarje të minutës së fundit tërmetin në Elazig.

Pas tërmetit shumë vende dërguan mesazhe ngushëllimi.

Tërmeti 6,8 ballë në Elazig u ndje edhe në Irak, Iran, Siri, Liban dhe Izrael.

Nga ana tjetër, Bashkimi Evropian (BE) vuri në veprim sistemin e imazheve satelitore pas tërmetit në Elazig.

Janez Lenarçiq, anëtar i Komisionit Evropian Përgjegjës për Menaxhimin e Krizave tha se Sistemi i Imazheve Satelitore Copernicus është lëshuar në veprim me kërkesë të Turqisë.

Lenarçiq deklaroi se ky sistem do të mbështesë aktivitetet e kërkim-shpëtimit në terren dhe se BE-ja është e gatshme të ofrojë më shumë mbështetje.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)