21 Korrik 2019

Rritet numri i viktimave mes emigrantëve që kalojnë Mesdheun

Gjenvë, 4 shtator - Numri i emigrantëve që mbërrijnë në Evropë ka rënë. Megjithatë, sipas një raporti të publikuar sot nga UNHCR, është rritur ndjeshëm numri i vdekjeve, në veçanti të atyre që përpiqen të kalojnë Detin Mesdhe.

Raporti i titulluar “Udhëtime të Dëshpëruara” thotë se 2276 persona, pra 1 në çdo 42 emigrantë, vdiq vitin e kaluar gjatë përpjekjes për të kaluar Mesdheun.

Megjithë masat e marra në Libi, njerëzit që u largohen trazirave nga vendet e tyre vazhdojnë të mblidhen në Libi për të udhëtuar drejt Evropës.

Vincent Cochetel, i dërguari i posaçëm i UNHCR-së për Mesdheun qendror thotë se trafikantët tashmë janë duke marrë një rrezik më të madh.

“Trafikimi po shkakton më shumë viktima pasi trafikantët përballen me më shumë rreziqe prej operacioneve të rojes bregdetare libiane. U kushton më shumë t’i mbajnë njerëzit nën robëri në magazina. Është vështirësuar edhe furnizimi dhe transportimi me varka”, thotë zoti Cochetel.

Raporti “Udhëtime të Dëshpëruara” thotë se nuk kanë ndryshuar shkaqet kryesore të emigracionit të detyruar.

“Kemi ende 19 konflikte aktive në Afrikë. Vazhdon konflikti në Lindjen e Mesme, i cili shtyn njerëzit të largohen. Megjithë fushatën informuese dhe paralajmërimeve nëpërmjet mediave sociale për rreziqet me të cilat përballen gjatë udhëtimit, njerëzit vazhdojnë të marrin vendimin për të kaluar Mesdheun”, thotë zoti Cochetel.

Këtë vit ka patur 1095 viktima, duke e rritur kështu nivelin e vdekjeve në 1 në çdo 18 persona. Vetëm gjatë muajit qershor 1 në çdo 7 emigrantë humbi jetën.

Sipas raportit, gjatë dhjetë incidenteve të këtij viti, mbi 50 persona humbën jetën, shumica të nisur nga Libia. Shtatë prej këtyre incidenteve ndodhën gjatë muajit qershor.

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 korrik 2019

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Akademinë Përkujtimore dhe në zbulimin e shtatores së atdhetarit, Shejh Myhedin Shehu, organizuar nën patronatin e Zyrës së Kryeministrit. (Afër Teqes së Madhe të Halvetive, Rahovec, ora 11:00)

- Mbahet dita e dytë e Prishtina Gastronomy Festival i cili ka për qëllim promovimin e gastronomisë shqiptare duke promovuar kuzhinën dhe traditat kulturore shqiptare. (Sheshi “Adem Jashari”, ora 12:00)

- Agjencia Kosovare e Privatizimit hap ofertat e shitjes se aseteve përmes likuidimit nr.49. (Hoteli Grand, ora 12:30)

- Kampistët e Kampit Ndërkombëtar vizitojnë Muzeun Etnologjik. (Muzeu Etnologjik i Kosovës, Rruga “Zija Prishtina”, Prishtinë, ora 18:30)

- Festivali Ndërkombëtarë i Filmit të Animuar - Anibar orgsnizon ceremoninë mbyllëse, ku edhe do të bëhen publik fituesit e garave të katër kategorive. (Kinema e hapur në qënder të qytetit të Pejës, Kinemanë “Urban”, ora 20:00)