07 Prill 2020

Rriten me 13 për qind kërkesat për azil në Bashkimin Europian

Bruksel, 27 shkurt - Agjencia Eropiane për Mbështetjen e Azilit (EASO), njoftoi se kërkesat për azil në 28 vendet anëtare të Bashkimit Evropian (BE) u rritën me 13 për qind në 2019 në krahasim me një vit më parë.

Në “Raportin vjetor 2019 për Situatën e Azilit në BE” të publikuar nga EASO janë dhënë informacione rreth aplikimeve për azil dhe fluksin e refugjatëve në vendet anëtare.

Sipas raportit, në vitin 2019 numri i personave që aplikuan për azil u rrit me 13 për qind në krahasim me vitin 2018.

Në të njëjtën kohë kjo rritje u regjistrua si rritja e parë vjetore pas krizës së refugjatëve që shpërtheu në vitin 2015. Në vitin 2018 në BE aplikuan për azil 664.480 persona ndërsa në vitin 2019 kjo shifër u rrit në 714.200.

Aplikimet më të shumta nga Siria, Afganistani dhe Venezuela

Numrin më të madh të aplikimeve për azil e përbëjnë, sirianët 72.254, afganët 59.706 dhe venezuelianët 45.166, ndërkohë që më shumë janë pranuar aplikimet e aplikantëve nga Siria, Jemeni dhe Eritrea.

Më tej thuhet se vendet anëtare të BE-së kanë dhënë përgjigje pozitive për 33 për qind të aplikimeve. Theksohet se 3 për qind të aplikimeve për azil e përbëjnë fëmijët e pashoqëruar, ku është shënuar rritje kryesisht nga vendet si Vietnami, Afganistani dhe Eritrea.

Kalendari

Ngjarjet e datës 7 Prill 2020

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri pret kryeministrin në detyrë, Albin Kurti. (Qendra Operative Emergjente tek kampusi i shkollave të mesme, ora 9:00)

- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli viziton Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në komunën e Ferizajt. (Ferizaj, ora 11:00)

- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli takohet me një grup biznesmenësh nga Ferizaj. (Ndërtesa e re e Komunës se Ferizajt, ora 12:00)

- Sindikata e Pavaur e Sektorit Privat të Kosovës mban takimi me ministrin e financave Besnik Bislimi. (Ndërtesa e Ministrisë së Financave, ora 13:30)

- Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia e PDK-së, ora 16:00)

 

- Kryeministri në detyrë Albin Kurti, bashkë me Ministren në detyrë të MEPTINIS, znj. Rozeta Hajdari, do të mbajnë konferencë për medie. (Oborri i Qeverisë, ora 17:00)