19 Prill 2024

Redaktorja shfaqet me parrulla kundër luftës, ndërpret edicionin e lajmeve

Moskë, 15 mars - Një grua që mbante parrulla kundër luftës në Ukrainë, është shfaqur papritur gjatë transmetimit të edicionit të lajmeve në televizionin rus Channel 1, që kontrollohet nga shteti.

Ajo u shfaq prapa krahëve të spikeres së lajmeve dhe mbante në duar një tabelë ku shkruhej: “Jo luftë, ndalo luftën, mos besoni propagandën, këtu po gënjejnë”.

Gruaja quhet Marina Ovsyannikova dhe raportohet se është redaktore lajmesh në këtë televizion.

Lajmet e televizioneve ruse kontrollohen nga Kremlini dhe pasqyrojnë vetëm variantin rus të ngjarjeve në Ukrainë.

BBC raporton se Marina Ovsyannikova besohet që të jetë në paraburgim.

Para se të shfaqej gjatë edicionit të lajmeve, ajo kishte regjistruar një video në të cilën i konsideronte krim ngjarjet në Ukrainë dhe se i vinte turp të punonte për atë që e quajti “propagandë e Kremlinit”.

Gjithashtu ajo i bëri thirrje popullit rus që të protestojë kundër luftës në Ukrainë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)