16 Nëntor 2018

Qeveria amerikane po shkon sërish drejt mbylljes

Washington, 9 shkurt - Qeveria amerikane po shkon sërish drejt mbylljes në mesnatë. Nëse ligjvënësit në Kongres nuk arrijnë të gjejnë një marrëveshje për çështjen e emigracionit dhe të miratojnë një buxhet, qeveria federale do të fillojë sërish mbylljen e saj të pjesshme.

Udhëheqësit e Senatit arritën dje një marrëveshje dypartiake, sipas të cilës qeveria federale do të financohet për dy vitet e ardhshme, duke lënë megjithatë pa zgjidhje çështjen e nxehtë të emigracionit.

“Askush nuk thotë që është e përsosur, por punuam shumë që të gjenim pikat e përbashkëta për t’i shërbyer popullit amerikan. Mbi të gjitha, kjo marrëveshje dypartiake do të heqë shkurtimet buxhetore që kanë dëmtuar forcat tona të armatosura dhe kanë rrezikuar sigurinë tonë kombëtare”, deklaroi Senatori Mitch McConnell, udhëheqës i shumicës në Senat.

Gjetja e pikave të përbashkëta në Dhomën e Përfaqësuesve mund të jetë më e vështirë. Udhëheqësja e pakicës demokrate, Nancy Pelosi, mbajti dje një fjalim prej 8 orësh në shenjë proteste. Ajo gjithashtu njoftoi se nuk do të mbështesë marrëveshjen për buxhetin nëse kreu republikan i Dhomës të Përfaqësuesve nuk zotohet të fusë për votim çështjen e ‘ëndërrimtarëve’, emigrantëve pa dokumenta të sjellë në SHBA kur ishin fëmijë.

“Nuk ka asgjë partiake apo politike të mbrosh ‘ëndërrimtarët’. Nëse do sillej për votim një projektligj për ta, do të miratohej njëzëri. Falenderoj ata kolegë republikanë që kanë folur me kurajo për këtë çështje. Megjithatë, fati i ‘ëndërrimtarëve’ mbetet pezull me një re frike dhe pasigurie mbi kokat e tyre. Burracakëria morale e republikanëve duhet të marrë fund”, deklaroi ligjvënësja Nancy Pelosi, udhëheqëse e demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve.

Nuk është e qartë nëse një marrëveshje dypartiake për buxhetin mund të mbërrijë në kohë brenda ditës së sotme në Dhomën e Përfaqësuesve, për të mbajtur në funksionim qeverinë federale.

Presidenti Trump ka sinjalizuar se e mbështet marrëveshjen e arritur në Senat, e cila parashikon rritje të shpenzimeve për mbrojtjen, vetëm një ditë pasi u duk se po mundohej të bindte ligjvënësit të lejonin mbylljen e qeverisë federale.

Demokratët bllokuan muajin e kaluar një projektligj financimi, duke shkaktuar një mbyllje tre-ditore të qeverisë federale, kryesisht për shkak të afrimit të datës së skadimit të programit DACA të administratës Obama, për emigrantët pa dokumenta të sjellë në SHBA në moshë të mitur.

Kalendari

Ngjarjet e datës 16 nëntor 2018 - Mbahet takimi i radhës i Grupit Ndërministror për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P-38, ora 9:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në takimin e Grupit Koordinues Ndërministror për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Zyra e BE-së dhe Këshilli i Evropës do të bashkëorganizojnë një konferencë në kuadër të projektit të përbashkët kundër Krimit Ekonomik e cila do të përqëndrohet në rezultatet e vlerësimit pajtueshmërinë e Kosovës me standardet evropiane dhe ndërkombëtare në fushat e anti-korrupsionit, pastrimit të parave dhe luftimit të financimit të terrorizmit. (Swiss Diamond Hotel, ora 9:15)

- Mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën do të mbahet debat parlamentar sipas kërkesës së 42 deputetëve për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme lidhur me dështimet dhe skandalet në politikën e jashtme të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Koalicioni i Organizatave për Mbrojtjen e Fëmijëve organizon konferencën për avancimin e shërbimeve sociale. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Universiteti “Isa Boletini” nga Mitrovicë në bashkëpunim me Universitetin “Aleksandër Mosisiu” nga Durrësi organizojnë konferencën ndërdisiplinore ndërkombëtare "Vazhdimësia historike dhe ndryshimi: Ballkani në kontekst evropian dhe global". (Kampusi i ri i Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, ora 10:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti do të mbajë takim informues me Drejtorët Komunalë të Arsimit në Republikën e Kosovës ku do të shpaloset Programi Nacional për Rininë. (Hotel International në Veternik, ora 10:00)

- Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal organizon ceremoninë solemne për projektet e përzgjedhura për financim në kuadër të Thirrjes së Parë të Programit IPA BNK Mali i Zi – Kosovë 2014-2020. (Hotel International Prishtina, ora 12:00)

- Shfaqet për gazetarë premiera vendore të filmit të metrazhit të gjatë “Nëntori I ftohtë/Cold November” me regji të Ismet Sijarina ku pas shfaqes se filmit do të zhvillohet një konferencë për media ku prezent do të jenë disa prej protagonisteve kryesor. (Cineplexx në Albi Mall, ora 12:00)

- Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat mban takim me punëtorët e Llamkosit. (Salla e Kuvendit Komunal të Vushtrrisë, ora 13:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media. (Zyrët qendrore te Vetëvendosjes, ora 14:00)

- Mbahet takimi i deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës me qytetarë të Drenasit. (Shtëpia e Kulturës në Drenas, ora 14:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në inaugurimin e fillimit të punimeve të rrugës së qarkores së Gjakovës. (Rruga Gjakovë - Prizren, ish Fabrika e Elektromotorëve, ora 14:00)

- Muzeu i Kosovës organizon hapjen e ekspozitës “Moti i Madh” kushtuar Heroit të Kombëtar të shqiptarëve Gjergj Kastrioti-Skënderbeu. (Muzeu i Kosovës, ora 18:00)