04 Tetor 2022

Putini është mashtruar nga zyrtarët ushtarakë rusë

Moskë, 31 mars - Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se ka prova të tensioneve midis Presidentit rus Vladimir Putin, i cili u mashtruan për luftën në Ukrainë, dhe zyrtarëve ushtarakë rusë.

Në konferencën e tij të përditshme për shtyp, Drejtoresha e Zyrës së Komunikimit të Shtëpisë së Bardhë, Kate Bedingfield, iu përgjigj pretendimeve në shtypin amerikan se "Shtetet e Bashkuara kanë informacione se Putini ishte mashtruar".

Bedingfield tha se nuk mund të komentonte pikëpamjet e Vladimir Putin për këtë çështje.

"Por mund të them se ne kemi prova se Putini u ndje i mashtruar nga ushtria ruse, gjë që çoi në tensione me zyrtarët ushtarakë. Ne besojmë se Putini ishte keqinformuar për performancë të ushtrisë ruse dhe sa keq u prek ekonomia nga sanksionet", deklaroi Kate Bedingfield.

Ajo vuri në dukje se këshilltarët e Vladimir Putin kanë frikë t'i tregojnë të vërtetën.

“Është e qartë se lufta e Putinit po bëhet një gabim gjithnjë e më i madh strategjik, i cili e ka bërë Rusinë më të dobët dhe më të izoluar në arenën ndërkombëtare në planin afatgjatë”, tha Bedingfield.

Trupat ruse filluan një ofensivë në Ukrainë më 24 shkurt.

Kalendari

Ngjarjet e datës 4 tetor 2022

- Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me delegacionin e administratës së Parlamentit të Republikës së Austrisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 8:30)

- Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë organizon ceremoninë zyrtare të nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet komunave të rajonit, Prishtinës, Obiliqit, Lipjanit, Podujevës dhe Fushë Kosovës dhe Qendrës për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve në Prishtinë. (Hotel Amazona, ora 10:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon tryezën e diskutimit gjatë të cilës do të shpalosën të gjeturat nga analiza e procedurave të prokurimit publik lidhur me shpenzimet publike të realizuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Shërbimi Spitalor Klinik Universitar gjatë periudhës 2020 – 2022. (Restorant Boho, ora 10:00)  

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e Auditorit të Përgjithshëm për Raportn Vjetor Financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)

- Në kuadër të aktiviteteve kulturore artistike brenda institucioneve korrektuese, nesër në Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan, do të shfaqet Filmi “ Sffaragette”. (Qendra Korrektuese për Femra Lipjan, ora 11:00)

- Me rastin e 4 Tetorit, “Ditës Botërore për Mbrojtjen e Kafshëve”,  Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në bashkë organizim me Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, OJQ-në Fondacioni për Mbrojtjen e të Drejtave të Kafshëve si dhe Fondacioni për mbrojtjen e kafshëve Vier Pfoten Kosova do të shënojmë këtë ditë në Pyllin e Arinjve Prishtina. (Fshati Mramor, afër liqenit të Badovcit, ora 11:00)
 
- Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Rahovec, përgjatë gjithë muajit tetor, si muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, çdo ditë pune ofron shërbimin e mamografisë falas për të gjithë. (Rahovec, ora 11:00)

- Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati së bashku me Ministren e Financave dhe Ekonomisë të Shqipërisë, Delina Ibrahimaj, Drejtorin e Përgjithshëm të Doganave të Kosovës Agron Llugaliu dhe Doganës së Shqipërisë Genti Gazheli do të inspektojnë punët në hapësirat e përbashkëta të Portit të Durrësit. (Porti i Durrësit, ora 12:00)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton në parim i Projektligjit për Sigurinë e përgjithshme të produkteve si dhe formon grupin e punës për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për komunikimet elektronike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 12:00)