22 Qershor 2018

Procesi i gjykatës speciale nuk mund të zhbëhet

Londër, 9 janar - Muajin e kaluar në Kosovë pati përpjekje për shfuqizimin e ligjit që çoi në krijimin e gjykatës së Posaçme, ose Dhomave të Specializuara siç quhet në fjalorin juridik.

Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera të Kuintit kanë reaguar me forcë kundër këtyre përpjekjeve.

Në këtë fazë gjykata ka filluar funksionimin në Hagë dhe janë caktuar gjyqtarët, por ende nuk janë ngritur aktakuza.

Në një intervistë nga Londra, studiuesja e së drejtës penale ndërkombëtare në Universitetin e Oksfordit, Rudina Jasini, i tha Zërit të Amerikës se arsyeja që ka patur një reagim kaq të fortë nga vendet e Kuintit është se për ngritjen e shtetit të së drejtës në Kosovë, vendet Perëndimore kanë bërë një investim mjaft të madh gjatë një periudhe disavjeçare.

Zonja Jasini tha se fakti që Gjykata speciale është ngritur në Hagë është pikërisht për të mbajtur standarde të larta proceduriale ndërkombëtare të procesit gjyqësor, sidomos për sigurimin e dëshmitarëve, për garantimin e të drejtave të të akuzuarve dhe mbi të gjitha të një barazie midis palëve në procesin gjyqësor.

Juristja tha se sigurisht, një shumicë teknike mund të krijohet në parlament për të themeluar një ligj të ri ose për të ndryshuar përmbajtjen e ligjit aktual. Por kjo nuk mund të zhbëjë procesin e ngritjes së kësaj gjykate.

Kjo, tha zonja Jasini, do ta sillte Kosovën në një ngërç të padiskutueshëm juridik dhe do të dëmtonte mjaft rëndë marrëdhëniet me vendet e Kuintit por edhe marrëdhëniet ndërkombëtare.

Kjo do të sinjalizonte gjithashtu se Kosova nuk e ka marrë seriozisht procesin e trajtimit të krimeve të luftës dhe të atyre të pasluftës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 Qershor 2018 - Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit me kryetarët e grupeve parlamentare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla  C-301, ora 9:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në manifestimin për nder të Ditës së Komunitetit Egjiptian. (Ndërtesa e Qeverisë – salla P-31, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media në të cilën do të behët shqyrtimi i Raportit vjetor të Radio Televizionit të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 10:00)

- Për nderë të Ditës Ndërkombëtare të Shërbimit Civil, Ministria e Administratës Publike, gjegjësisht Departamenti i Administrimit të Shërbimit Civil, do të organizoj takim për shënimin e kësaj dite​. (Salla e Madhe të ish-Pallatit “Rilindja”, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës në të cilën do të diskutohet rreth procesit të anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00)

- Në kuadër të “Javës Kundër Korrupsionit” të mbështetur nga Ambasada e SHBA-së në Kosovë, koalicioni i OJQ-ve “Java Kundër Korrupsionit 2017” organizon konferencë për media, për të shpalosur ndikimet e raportimeve të rasteve në kuadër të “Javës Kundër Korrupsionit". (Hoteli Sirius, ora 11:15)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi do të vizitojë Komunën e Kamenicës ku do të takohet me Kryetarin, Qëndron Kastrati. (Komuna e Kamenicës, ora 14:00)

- Në vazhdën e aktivitetit "Ditët e Kuvendit", mbahet takimi i deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës me qytetarë të Pejës. (Teatri profesional “Istref Begolli”, ora 14:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në përurimin e fluturakeve të para të prodhimit të rrymës me erë. (Fshati Kikë, Komuna e Kamenicës, ora 14:00)

- Aleanca Franceze në Prishtinë organizon kuiz muzikor. (Sheshin Zahir Pajaziti, ora 19:00)