28 Mars 2024

Presidentja Jahjaga u prit nga President i Irlandës, Michael D. Higgins

Dublin, 6 prill - Presidentja e Katërt e Republikës së Kosovës, znj. Atifete Jahjaga, u prit sot në Dublin nga Presidenti i Republikës së Irlandës, Shkëlqesia e tij, z. Michael D. Higgins.

Në takim u diskutuan mundësitë për thellimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja vendeve dhe përkrahjen e vazhdueshme të Irlandës, me theks të veçantë në procesin e integrimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare.

"Integrimi i Kosovës në organizata ndërkombëtare do të jetë shtytës për procesin e pajtimit në rajon. Kosova dhe rajoni mund të mesojnë shumë nga Irlanda në procesin e ndërtimit të paqes dhe bashkëjetesës me fqinjtë", tha Presidentja Jahjaga.

Poashtu, u fol për rëndësinë e pajtimit në rajonin e Ballkanit Perëndimor si parakusht për një të ardhme paqësore të rajonit brenda Unionit Evropian.

Presidenti Higgins tha se: "E ardhmja e Bashkimit Evropian duhet të bazohet në diversitetin e popujve të tij".

"Atë [të ardhmen e BE-së] duhet ta mendojmë si bashkim të popujve evropianë dhe mund ta bëjmë realitet duke krijuar më shumë kohezion në mes të popujve", u shpreh ai.

Irlanda është një nga vendet e para që ka njohur Kosovën si shtet vetëm pak kohë pas shpalljes së pavarësisë në shkurt të vitit 2008.

​

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)