29 Mars 2024

Presidenti Trump njeh Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit

Washington, 6 dhjetor - Në një fjalim të mërkurën në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti Trump tha se Shtetet e Bashkuara e njohin Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit.

"Sot më në fund, Shtetet e Bashkuara po njohin Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit", tha Presidenti amerikan.

Ai tha se Shtetet e Bashkuara po fillojnë procesin e zhvendosjes së ambasadës nga Tel Avivi në Jeruzalem, një zhvillim që po shkakton reagime negative nga shumë vende të botës.

"Jeruzalemi nuk është vetëm zemra e tre feve të mëdha, por tani është edhe zemra e një prej demokracive më të suksesshme në botë", tha Presidenti Trump. "Gjatë shtatë dekadave të fundit, populli izraelit ka ndërtuar një vend ku hebrenjtë, myslimanët, të krishterët dhe njerëzit e të gjitha besimeve janë të lirë të jetojnë dhe adhurojnë sipas ndërgjegjes dhe besimeve të tyre".

Presidenti Trump theksoi se Shtetet e Bashkuara "mbeten thellësisht të përkushtuara në përpjkejet për të ndihmuar në arritjen e një marrëveshjeje paqësore të pranueshme për të dyja palët, Izraelin dhe palestinezët". "Unë kam ndërmend të bëj gjithçka në fuqinë time për të ndihmuar në arritjen e një marrëveshjeje të tillë", tha ai.

Shtetet arabe dhe myslimane kanë paralajmëruar se vendimi i debatueshëm mund të nxisë tensione në rajon dhe do të dëmtojë përpjekjet e Shteteve të Bashkuara për të arritur një marrëveshje paqësore arabo-izraelite.

Palestinezët po bëjnë thirrje për tre ditë protestash kundër vendimit të Presidentit Trump.

"Sot është një ditë e zezë për paqen në Lindjen e Mesme", tha pas vendimit Dr. Husam Zomlot, përfaqësues i lartë i Organizatë për Çlirimin e Palestinës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)