20 Prill 2024

Presidenti Thaçi takon nënpresidentin amerikan Michael Pence

Washington, 29 shtator - Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Michael Pence do të presë sot në Shtëpinë e Bardhë Presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

Në këtë takim do të diskutohet për tema të ndryshme me interes të të dy shteteve tona.

Presidenti Thaçi do të kërkojë vazhdimin e mbështetjes amerikane për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar, për zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe procesin e integrimeve euroatlantike.

Presidenti Thaçi do të kërkojë po ashtu përfshirjen e SHBA-së në fazën e fundit të procesit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si një garantues i paqes dhe stabilitetit në rajon.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)