18 Prill 2024

Presidenti Thaçi takoi Presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk

New York, 19 shtator - Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në krye të delegacionit të Kosovës, ka nisur sot takimet në seancën e radhës të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Kreu i shtetit, i shoqëruar nga Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, u takua me Presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk.

Presidenti Thaçi diskutoi me presidentin Tusk për rrugëtimin evropian të Kosovës dhe e falënderoi për mbështetjen e dhënë në këtë drejtim.

Ai ka thënë se Kosova mbetet e përkushtuar për të ardhmen e saj evropiane.

“Kemi bërë hapa të rëndësishëm në rrugëtimin tonë drejt familjes së madhe evropiane. Procesi i integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian duhet të përshpejtohet me veprime konkrete. Është jetike për shtetin tonë dhe mbarë rajonin që BE-ja të mbetet e angazhuar në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë presidenti Thaçi gjatë takimit.

Me ftesë të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, dhe Zonjës së Parë, Melania Trump, në margjinat e Asamblesë, presidenti Thaçi dhe Zonja e Parë e Kosovës, Lumnije Thaçi, sonte do të priten nga çifti presidencial Trump.

Gjatë vizitës pesëditore në New York, presidenti Thaçi do të zhvillojë takime të shumta bilaterale me krerë të shteteve dhe udhëheqës të organizatave të ndryshme ndërkombëtare.

Presidenti Thaçi do të marrë pjesë edhe në takimin e krerëve të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, me nikoqire Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politkë të Sigurisë, Federica Mogherini.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)