18 Prill 2024

Presidenti Meta ka pritur 30 gjimnanzistë e mësues nga Kursha e Madhe

Tiranë, 9 qershor - Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka pritur 30 gjimnazistë e mësues të tyre nga Kursha e Madhe e Rahovecit të cilët përjetuan masakra nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë.

"Sot pata kënaqësinë e veçantë të prisja në Presidencë dhe më pas të kaloja një drekë të këndshme e interaktive me 30 gjimnazistë e mësues të tyre, nga Krusha e Madhe e Rahovecit, që përjetoi masakra nga më çnjerëzoret dhe që u martirizua në emër të lirisë e pavarësisë së Kosovës."

"Ende ruaj kujtime mbresëlënëse nga vizita ime e dy viteve më parë në shkollën e tyre që mban emrin e ndritur “Ukshin Hoti” dhe ndihem shumë i lumtur që sot këta të rinj e të reja, me rezultate të shkëlqyera në mësime janë miqtë e mi", ka thënë presidenti Meta.

Meta ka theskuar se bashkëpunimi i të rinjve të ditur do t’i japë mundësi më të mëdha për zhvillim vendeve tona dhe kombit tonë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)