28 Mars 2024

Presidenti i Kinës renditet i parë në listën e njerëzve më të fuqishëm në botë

New York, 10 maj - Presidenti i Republikës Popullore të Kinës, Xi Jinping, është renditur në vendin e parë të listës së përvitshme të “njerëzve më të fuqishëm në botë”, publikuar të martën nga revista ekonomike amerikane, “Forbes”.

Në listën e “njerëzve më të fuqishëm në botë për vitin 2018”, Xi Jinping pasohet nga Presidenti i Federatës Ruse, Vladimir Putin, në vend të dytë dhe nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në të tretin.

Zyrtarët e “Forbes” bëjnë të ditur se kjo listë me 75 personat është përgatitur duke marrë parasysh aftësitë ndikuese të këtyre emrave tek njerëzit dhe efektivitetin e përdorimit të burimeve financiare dhe të pushtetit që ata zotërojnë.

Ajo që spikati në listën e 2018-s ishte ngjitja e presidentit kinez në vendin e parë duke lënë pas homologun e tij rus, më i pushtetshmi i klasifikimit të revistës “Forbes” në 4 vitet e fundit.

Më poshtë vijojnë emrat e 10 njerëzve më të fuqishëm në botë sipas kësaj liste:

1. Presidenti i Kinës, Xi Jinping

2. Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin

3. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump

4. Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel

5. Themeluesi i kompanisë “Amazon”, Jeff Bezos

6. Lideri shpirtëror i botës katolike, Papa Françesku

7. Themeluesi i kompanisë “Microsoft”, Bill Gates

8. Princi Trashëgimtar i Arabisë Saudite, Mohammad bin Salman

9. Kryeministri i Indisë, Narendra Modi

10. Bashkëthemeluesi i kompanisë “Google”, Larry Page

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)