29 Mars 2024

Phillips: Serbia duhet të njohë Kosovën

New York, 7 shtator - Një raport i ri për dialogun Prishtinë - Beograd bën thirrje për njohjen e Kosovës nga Serbia.

Autori i raportit, David Phillips, thotë se Shtetet e Bashkuara duhet të rrisin profilin në negociatat mes dy vendeve, si pjesë e interesave strategjike për t’i bërë ballë ndërhyrjeve ruse në rajon.

Prof. Phillips, Drejtor i Programit për Paqen dhe të Drejtat në Universitetin Columbia të New Yorkut, rekomandon për rolin e të dërguarit evropian, politikanin gjerman Wolfgang Schaeuble dhe për atë amerikan, ish-Sekretaren e Shtetit, Condoleeza Rice.

Eksperti i Ballkanit, që ka shërbyer si këshilltar për Departamentin e Shtetit gjatë administratave Clinton, Bush dhe Obama, thotë në intervistën me kolegen Keida Kostreci, se Kosova dhe Serbia duhet të futen në të njëjtën kohë në BE dhe se negociatat duhet të kenë një afat të caktuar që të jenë efektive.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)