20 Prill 2024

Përvoja integruese e Malit të Zi e mirëseardhur për Kosovën

Tivat, 17 tetor - Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka takuar homologun e saj malazias, Andrija Pejoviq, me rastin e pjesëmarrjes së saj në konferencën kushtuar 10-vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit në mes të Malit të Zi dhe Bashkimit Evropian.

Ministrja Hoxha në takim me homologun Pejoviq, ka theksuar rëndësinë e përparimit të procesit integrues në Ballkanin Perëndimor, duke vënë në pah se përvojat e vendeve që tashmë kanë kaluar faza të rëndësishme të këtij procesi apo kanë përmbyllur ato, janë të mirëseardhura për Kosovën.

“Marrëveshja e Stabilizim Asociimit, për Kosovën është rast i mirë dhe mundësi për të çuar përpara proceset integruese. Ne jemi të përkushtuar që prioritetet e parapara t’i kryejmë sa më shpejt, për t’iu bashkëngjitur familjes së madhe evropiane, vlerave dhe parimeve të saj”, theksoi Ministrja Hoxha.

Ministrja Hoxha në veçanti ka theksuar rëndësinë e fuqizimit të sundimit të ligjit, zhvillimin ekonomik dhe fqinjësisë së mirë, si komponentë të rëndësishme në këtë proces.

Ndërkaq, ministri Pejoviq theksoi se ofron përkrahje të plotë për angazhimin e mëtejshëm të Kosovës në përmbylljen sa më të shpejtë të procesit integrues, duke fuqizuar të ardhmen e përbashkët të shteteve të Ballkanit Perëndimor në integrimin euro-atlantik, duke besuar në ato vlera.

Zbatimi i Marrëveshjes së stabilizim Asociimit u theksua në takim, ngrit sigurinë, forcon paqen, zhvillimin ekonomik, cilësinë e jetës së qytetarëve si dhe lehtësimi i qarkullimit të lirë të mallrave, shërbimeve, fuqisë punëtore dhe kapitalit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe shteteve që aspirojnë integrimin.

Të mirat që sjell MSA-ja, theksoi ministri malazias, Malit të Zi, nga koha e nënshkrimit të MSA-së, ka kontribuar me rritje të bruto prodhimit për 41%, ndërsa bruto fitimi është 51%, dhe duke shënuar rritje në të gjithë sektorët e veprimtarive publike dhe private.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)