19 Mars 2024

Përmbyllja e mandatit të UNMIK-ut mbështetet nga fuqitë perëndimore

New York, 14 nëntor - Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara, Vlora Çitaku, tha të mërkurën në New York se “askush nuk mund të vërë veto” ndaj themelimit të ushtrisë së Kosovës dhe bota duhet të mbështesë integrimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare. Ajo i bëri këto komente gjatë mbledhje së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për gjendjen në Kosovë.

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, duke shprehur kundërshtimin ndaj planeve të Kosovës për të ndryshuar mandatin e Forcës së Sigurisë, tha se vendi i tij u “kundërvihet akteve të tilla të njëanshme... Dua të theksoj se është e papranueshme që në momentet kur po zhvillohen bisedime për të gjetur një zgjidhje, sillen vendime të tilla radikale dhe pres që vendet anëtare të Këshillit të Sigurimit të dënojnë një vendim të tillë të Prishtinës”.

Ambasadorja Çitaku tërhoqi vëmendjen në trysninë që ushtron Beogradi ndaj pjesëtarëve të komunitetit serb që të tërhiqen nga Forca e Sigurisë së Kosovës, ndërsa theksoi se ngritja e ushtrisë së Kosovës nuk do të jetë kurrë pjesë e bisedimeve me Serbinë.

“Më lejoni të jem e qartë, asnjë shtet tjetër, asnjë qytetar tjetër, nuk ka të drejtë te vetos mbi ngritjen e forcave tona të armatosura. Kjo është çështje e një vendimi sovran që Kosova do ta përmbyllë së shpejti”, tha ajo.

Ministri serb foli edhe për siç tha “fushatën e Prishtinës të ndihmuar edhe nga disa vende tjera” për anëtarësimin e Kosovës në policinë ndërkombëtarë (Interpol) dy ke theksuar se bëhet fjalë për “aspirata tërësisht politike”.

Ambasadorja Çitaku tha se Kosova duhet të jetë pjesë e Interpolit për t’u shndërruar në kontribuuese të sigurisë botërore.

“Sinqerisht, nuk e di se si dreqin mund të jetë kjo humbje për fqinjin tonë verior?”, tha ajo duke nënvizuar se “kush e pengon anëtarësimin e Kosovës në Interpol, qartazi e ndihmon krimin e organizuar. Është e qartë që përfituesit e vetëm nga mbajtja e Kosovës jashtë Interpolit janë kriminelët, kartelet e drogës dhe terroristët. Pyetja që duhet t’i bëni vetes është, a dëshironi të jeni vërtetë në atë listë”?

Kosova synon të sigurojë votat e mjaftueshme për t’u bërë pjesë e Interpolit në takimin e kësaj organizate, që mbahet me 20 nëntor në Dubai. Në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit, përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuar e Britanisë së Madhe kërkuan mbështetje për këtë synim.

Kosova dhe Serbia shfaqën ndërkaq pikëpamje të ndryshme rreth pranisë së Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë por edhe raportimit në Këshillin e Sigurimit.

Derisa ministri serb, nguli këmbë sërish në vazhdimin e këtij misioni, që sipas tij është i domosdoshëm për të mbrojtur të drejtat e serbëve dhe të pakicave tjera jo shqiptare, ambasadorja Çitaku, tha se UNMIK-u duhet të përmbyllë misionin meqë nuk është më i rëndësishëm tash kur Kosova është vend i pavarur.

Përmbyllja e mandatit të UNMIK-ut është mbështetur edhe nga fuqitë perëndimore.

Ambasadorët në Këshillin e Sigurimit i shprehën mbështetje procesit të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)