25 Prill 2024

Pentagoni i ofron mundësitë Presidentit Trump për ndërhyrje ushtarake në Siri

Washington, 11 prill - Departamenti amerikan i Mbrojtjes (Pentagon) i ofroi Presidentit amerikan, Donald Trump një sërë opsionesh ushtarake për t’iu përgjigjur përdorimit të fundit të armëve kimike të regjimit të Esadit ndaj civilëve në Siri.

Në përgjigje të pyetjes se si e vlerëson ushtria amerikane sulmin me armë kimike dhe për nevojën apo jo të kundërpërgjigjes ushtarake zëdhënës i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Amerikane, koloneli Patrick Ryder tha se “Pamjet që pamë janë të tmerrshme, opsioni ushtarak është një gjë që ne jemi duke e vlerësuar patjetër”.

“Unë nuk do të flasë për mënyrën se si do të kundërpërgjigjemi. Detyra e jonë është t’i sigurojmë presidentit mundësitë. Pika e arritur në dritën e këtij incidenti të tmerrshëm është kjo, ne këtu shqyrtojmë mundësitë potenciale ushtarake dhe ato ia paraqesim Presidentit”, deklaroi koloneli Ryder.

Bëhet e ditur se edhe komandantët e forcave ushtarake ndodhen në Washington për të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë.

Presidenti Trump gjatë mbledhjes së kabinetit kishte deklaruar se brenda 1-2 ditëve do të kundërpërgjigjen ndaj sulmit me armë kimike ku humbën jetën 78 persona, ndërsa kjo u bë shkak që kjo të vlerësohet si një sulm i mundshëm i ShBA-së ndaj regjimit sirian.

Në anën tjetër bisedat telefonike të Presidentit Trump me liderët e shumë vendeve, me në krye të Francës dhe Anglisë, me vete solli edhe vlerësimet se ShBA-ja nuk do të ndërmarr vet një sulm të tillë.

Sipas Mbrojtjes Civile të Sirisë, e njohur si "Helmetat e Bardha", forcat e regjimit sirian goditën objektivat në qarkun Duma të Gutës Lindore mesnatën e të shtunës, duke përdorur një gaz toksik, i cili la të vdekur të paktën 78 civilë.

Periferia e Damaskut është nën rrethim gjatë 5 viteve të fundit dhe qasja humanitare në këtë zonë, ku jetojnë 400 mijë njerëz është ndërprerë plotësisht.

Gjatë tetë muajve të fundit, forcat e regjimit të Esadit kanë intensifikuar rrethimin e tyre, duke e bërë pothuajse të pamundur që ushqimi apo ilaçet të hyjnë në lagje dhe duke lënë mijëra persona në nevojë pa trajtim.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)