18 Prill 2024

Pentagoni i gatshëm të nisë sulmet ndaj raketave të Koresë së Veriut

Washington, 11 gusht - Pas reagimit të presidentit amerikan Donald Trump ndaj Koresë së Veriut, mediat bënë të ditur që Pentagoni është i gatshëm të nisë sulmet ndaj pozicioneve të lëshimit të raketave të Koresë së Veriut.

Lidhur me kërcënimet nga Koreja e Veriut ndaj bazave ushtarake të SHBA-së në Guam, Trumpi tha se ndoshta paralajmërimi i mëparshëm "zjarr dhe zemërim" nuk është shumë i fortë.

"Koreja e Veriut duhet të bëhet gati, përndryshe do të përballet me vështirësi, nga ato që shumë pak vende të botës i kanë hasur," tha Trump.

Ai shtoi se ka ardhur koha që dhe të tjerë të reagojnë krahas popullit amerikan dhe popujve të botës, sepse do të kenë mbështetje nga forcat amerikane, duke iu referuar njerëzve dhe liderëve të shumë vendeve.

Presidenti amerikan Trump paralajmëroi të martën se nëse Korea e Veriut vazhdon të kërcënojë SHBA-në, ajo do të përballet me goditje me "zjarr dhe zemërim".

Një ditë më pas, Koreja e Veriut u shpreh që po shqyrton sulmet ndaj Guam-it në Paqësor. Lidhur me këtë, sekretari amerikan i Mbrojtjes Mattis reagoi se nëse Koreja e Veriut vazhdon provokimet do të përballet me ndryshimin e pushtetit në vend.

Ndaj kësaj deklarate pala koreanoveriore deklaroi se të gjitha kërcënimet e Trumpit, janë "fjalë boshe" dhe para mesit të këtij muaji, ushtria koreanoveriore do të kryejë sulmin kundër bazave ushtarake të SHBA-së në Guam.

Mediat amerikane citojnë deklaratën e Ushtrisë amerikane, duke theksuar se Pentagoni ka planifikuar më herët sulmin ndaj pozicioneve të lëshimit të raketave të Koresë së Veriut dhe po pret urdhrin e presidentit Trump.

Ndërsa, vetë presidenti amerikan ka refuzuar të komentojë mbi veprimet e mundshme ushtarake. Sipas opinionit publik, Trumpi ndoshta nuk ka një plan të gatshëm ushtarak kundër Koresë së Veriut dhe pasojat e veprimeve ushtarake mund të jenë të paimagjinueshme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)