25 Prill 2024

Pavarësia e Kosovës është arritur në përpjekje të përbashkëta me SHBA-të

Washington, 8 shkurt - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Kosovës në Washnington, të organizuar me rastin e dhjetë vjetorit të pavarësisë.

Në pritje morën pjesë edhe Presidenti Hashim Thaçi, këshilltari i Presidentit të SHBA-ve për siguri kombëtare, Herbert Raymond McMaster, zëvendës ndihmës sekretarja amerikane, Laura Cooper, drejtori për Çështjet e Evropës Jug Qendrore, Matthew Palmer, përfaqësues të misioneve diplomatike në SHBA dhe bashkatdhetarë.   

Kryeministri Haradinaj tha në fjalën e tij se pavarësia e Kosovës është arritur në përpjekje të përbashkëta me SHBA-të dhe kjo e bën më të veçantë lidhjen mes dy popujve. Ai tha se SHBA-të në krye të NATO-s ka shpëtuar jetët e qytetarëve të Kosovës.

“Është kjo një miqësi e posaçme dhe për këtë jemi krenarë”, tha kryeministri Haradinaj.

Në adresimin e tij, këshilltari i Presidentit Trump për sigurinë kombëtare, H R McMaster, duke i vlerësuar të arriturat e Kosovës në dhjetë vjetorin e pavarësisë, theksoi se SHBA-ja do të vazhdojë që të jetë bashkë me Kosovën në rrugën e saj të forcimit të institucioneve demokratike, në mbrojtjen e të drejtave të njeriut, në forcimin e sundimit të ligjit dhe të rendit dhe në zhvillimin ekonomik që do të ulë shkallën e papunësisë.

Ai tha se SHBA-ja do të jetë përkrah Kosovës edhe në proceset e konsolidimit ndërkombëtar të saj.

Kryeministri Haradinaj ka takuar gjatë mbrëmjes një numër të përfaqësuesve të institucioneve të ndryshme ndërkombëtare, me bashkatdhetarët dhe njëkohësisht ka zhvilluar edhe një bisedë të përzemërt me këshilltarin e Presidentit Trump, H R McMaster, dhe me zyrtarët e lartë të SHBA-ve, Laura Cooper dhe Matthew Palmer.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)