20 Prill 2024

Pardew: Kosova, një ekspertiment i shkëlqyer demokracie

Washington, 17 shkurt - Ambasadori amerikan James Pardew, i cili në fund të viteve 1990 ishte i dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin ka thënë se Kosova dhe ndërhyrja amerikane në vitet ’90 prodhoi një ekperiment me të vërtetë të shkëlqyer me demokracinë, që mundi ta ndryshojë me themel rajonin.

Ai në një intervistë për Zërin e Amerikës i ka përmbledhur kujtimet e tij nga rajoni në librin “Paqja: Udhëheqja Amerikane dhe Fundi i Gjenocidit në Ballkan”, të botuar muajin e kaluar.

"Kosova dhe ndërhyrja amerikane në vitet ’90 prodhoi një ekperiment me të vërtetë të shkëlqyer me demokracinë, që mundi ta ndryshojë me themel rajonin: një eksperiment, sipas të cilit të drejtat e individit bazoheshin tek shtetësia dhe jo tek përkatësia etnike, fetare, apo racore. Ballkani është një rajon me shumë vështirësi prej shekujsh."

"Disa mund të thonë se kjo është kjo diçka idealiste dhe mund të jetë e tillë, por unë besoj se është shpresa më e mirë për rajonin, pra që qytetaria të bazohet tek vendi ku njerëzit jetojnë dhe jo mbi bazën e përkatësisë etnike, fesë, apo racës", ka theksuar Pardew.

Ai ka thënë se në vitet 1998-99, në Kosovë ka parë një vend të dëshpëruar dhe shumë tragjik.

Kur e krahason Kosovën sot me atë çka ishte në atë kohë, sipas tij ka patur një ndryshim të habitshëm në zhvillim.

"Përsëri ka shumë probleme, por në tërësi them se Kosova po shkon në drejtimin e duhur. Doktor Martin Luther King ka thënë se harku i historisë është i gjatë, por ai e ka drejtimin në kahun e duhur, prandaj unë do thoja të njëjtën gjë për Kosovën. Mendoj se ajo po shkon në drejtimin e duhur; ka ende shumë çështje për t’u zgjidhur: duhet shumë punë, me fokusin për t’u anëtarësuar në NATO dhe në BE, duhen bërë të gjitha përpjekjet e mundshme për të zgjidhur çështjen e marrëdhënies me Serbinë, por në tërësi, unë kam shpresa dhe jam optimist", ka theksuar Pardw.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)