29 Mars 2024

Pahor bëri një tentim të pasuksesshëm

Ljubljanë, 19 mars - Kryeministri slloven Borut Pahor konfirmoi se ka biseduar me presidentin e Serbisë, Boris Tadiq, porse nuk ka arritur ta bindë se merr pjesë në konferencën në Kranj.

Pahor tha se nuk ka qenë e suksesshme biseda për pjesëmarrje të Tadiqit në konferencën për Ballkanin Perëndimor, por vlerësoi se suksesi i një konference nuk varet nga një njeri.

Qëllimi i Sllovenisë si organizatore e konferencës ishte që t`i ulë në tavolinë të përbashkët presidentin serb Tadiq dhe kryeministrin kosovar Hashim Thaçi.

Pahori paralajmëroi se lidhur me konferencën e caktuar për 20 mars gjatë ditës së sotme do të niset për në Bruksel, ku do të ketë rastin të vizitojë edhe disa përfaqësues të shteteve të rajonit të cilët do të marrin pjesë në këtë tubim.

Beogradi insistonte që përfaqësuesit e Kosovës në këtë konferencë të prezantohen me shenjën UNMIK-Kosovo, sipas rezolutës 1244 të KB-ve, e jo si shtet i mëvetësishëm, gjë që e paraqitë edhe si njëfarë parakushti për pjesëmarrjen e Tadiqit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)