21 Tetor 2018

OKB kritikon ndalimin e kalimit të refugjatëve në Mesdhe

New York, 15 nëntor - Komiteti i Drejtave të Njeriut i OKB-së kritikoi praktikën e kapjes në Mesdhe dhe të kthimit të refugjatëve në Libi, duke e quajtur këtë johumanitare.

Komisioneri i të Drejtave të Njeriut i OKB-së Zeid Ra'ad Al Hussein paraqiti një raport sipas të cilit mijëra refugjatë të bllokuar në Tripoli të Libisë nuk kanë as kushtet minimale të jetesës

Hussein tha se pavarësisht ndërhyrjes së shtuar të vendeve anëtare të BE-së, keqtrajtimi i refugjatëve nuk është ndalur. "Në fakt, gjendja e vështirë e refugjatëve u keqësua," shtoi ai.

Që nga viti 2016, BE-ja ka filluar të ndihmojë Rojën Bregdetare të Libisë për të bllokuar kalimin e paligjshëm të refugjatëve. Por ekspertët e drejtave të njeriut të OKB-së e kritikojnë këtë veprim dhe thonë se ai shkel ligjin ndërkombëtar.

Komisariati u bëri thirrje vendeve anëtare të BE-së që të shtojnë strehimin e refugjatëve, mbrojtjen e përkohshme, dhe të ofrojnë mënyra të ligjshme për hyrjen e refugjatëve në Europë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 tetor 2018

- Shoqëria Civile e Ferizajt organizon MiniMaratonen 5 km "Vrapo për Tetorin" e cila mbahet për tu sensibilizuar me të gjitha vajzat dhe gratë që janë të prekura me kancer të gjirit, dhe të gjitha mjetet e grumbulluara nga ky event do të dhurohen për shërimin e tyre. (Ferizaj, ora 10:00)

- Dita e tretë e Festivalit të Rakisë vazhdon me punëtorin kreative, pjekja tradicone dhe bashkekohore e rakisë, cilësia dhe shija, krijimi i një brendi të rakisë, krijimi i një tregu të përbashkët. (Etnokompleksit të fshatit Kukaj, ora 12:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media. (Zyrat e Vetëvendosjes, ora 13:00)