12 Korrik 2020

OKB, konferencë për Jemenin, premtohen 2,6 miliardë dollarë

Gjenevë, 27 shkurt - Organizata e Kombeve të Bashkuara mbajti në Gjenevë të Zvicrës një konferencë për të siguruar donacione për Jemenin e përfshirë në një krizë të rëndë humanitare. Konferenca synon të grumbullohen 4 miliardë dollarë nga vendet anëtare.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres tha se premtimet për donacione kanë arritur deri tani në 2,6 miliardë dollarë dhe se lista e donatorëve kryesohet nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabia Saudite.

Jemeni po përballet me krizën më të rëndë humanitare në botë: 24 milionë njerëz, apo katër të pestat e popullsisë janë në nevojë për ndihma dhe mbrojtje.

Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabia Saudite, që kanë premtuar më shumë ndihma janë palë aktive në konfliktin mes qeverisë së Jemenit me mbështetjen e koalicionit të vendeve perëndimore, kundër rebelëve hudhi me mbështetjen e Iranit, që kontrollojnë qendrat me popullsinë më të madhe të vendit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 12 Korrik 2020

- Kryeministri Avdullah Hoti do të mbajë konferencë për medie. (Oborri i Qeverisë, ora 16:00)