20 Prill 2024

Norvegjia dëbon një diplomat rus

Oslo, 19 gusht - Norvegjia mori vendimin për të dëbuar një diplomat të Federatës së Rusisë me detyrë në vend.

Sipas lajmit të gazetës NY Times, Ministria e Jashtme e Norvegjisë njoftoi se ka deportuar një diplomat rus që punon në vend.

Duke mos dhënë detaje mbi çështjen, gazeta ka raportuar se vendimi ka ardhur pasi një shtetas norvegjez u arrestua ditë më parë me dyshimin për "spiunazh".

Policia norvegjeze në një njoftim kishte deklaruar se personi i arrestuar dyshohet se ka transferuar informacion tek një punonjës i shërbimit inteligjent rus.

Ndërkohë edhe Çekia më 6 qershor dhe Sllovakia më 10 gusht dëbuan nga dy diplomatë të Federatës Ruse me dyshimin për "spiunazh".

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)