20 Prill 2024

Një tjetër tërmet i fuqishëm godet Shqipërinë

Tiranë, 26 nëntor - Një tjetër tërmet i fuqishëm me magnitut prej 6.4 i shkallë te rihterit ka goditur sot Shqipërinë.

Pas lëkundjeve të njëpasnjëshme, ai i orës 03:55 të mëngjesit të së martës, me magnitudë 6.4 ballë, rrëzoi pallate e shënoi dëme të shumta, duke lënë fatkeqësisht 5 viktima.

Në Thumanë, aty ku paraqitet edhe situata më dramatike, një grua e moshuar humbi jetën pasi u zu nën rrënoja.

Lëkundjet më shumë janë ndjerë në Durrës, pasi epiqendra e tërmetit ishte në Detin Adriatik, 10 km larg qytetit dhe me një thellësi prej 5 km.

Në Thumanë janë shembur totalisht tre pallate, dhe nënë rrënoja ka disa persona për të cilit forcat zjarrfikëse po punojnë për t'i nxjerrë gjallë, me shpresën e madhe.

Edhe në Durrës ku dëmët janë të shumta, një i pajetë u nxorr nga rrënojat e një pallati të shembur në lagjen numër 18.

Në Kurbin një tjetër person humbi jetën, pasi i përfshirë nga paniku në tentativë për t'i shpëtuar lëkundjeve të fuqishme që u ndjenë, është hedhur nga ballkoni. Ai humbi jetën si pasojë e lartësisë nga kati i tretë.

Po në Kurbin, një tjetër person, ndërroi jetë pasi duke drejtuar automjetin humbi kontrollin duke u përplasur për vdekje.

Pas lëkundjes të fortë 6.4 ballë thuajse të gjithë qytetarët dolën në rrugë, shumica u larguan me automjete në zona të parrethuara nga ndërtesa, duke krijuar një situatë kaosi edhe në rrugë. Qytetet si rrallë herë u zgjuan jo nga lindja e diellit, por nga goditjet e forta sizmike të orës 03:35.

Nē të gjithë vendin, në Tiranë, Durrës dhe Krujë, sipas të dhënave paraprake 150 qytetarë po marrin shërbim në spitale.

Ekipet mjekësore aktualisht është në gjendje gatishmërie të plotë si në Tiranë, Durrës dhe gjithë Shqipërinë.

Tërmeti është ndjerë edhe në Kosovë, Maqedoninë Veriore dhe vendet tjera të rajonit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)