25 Prill 2024

Një tërmet me intensitet 6.5 shkallë e ka goditur Kinën

Pekin, 9 gusht - Një tërmet me intensitet 6.5 shkallë e ka goditur një rajon me popullatë të shpërndarë, 200 kilometra në veriperëndim të qytetit Guanguan në provincën Siçuan të Kinës, ka njoftuar Vëzhgimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara. 

Autoritetet kineze thonë se më shumë se 100 persona mund të kenë humbur jetën si pasojë e tërmetit që goditi të martën provincën e Sichuan-it në jugperëndim të Kinës.

Deri tani, konfirmohet vdekja e 13 personave, që të gjithë turistë. Mëse 80 persona janë plagosur gjatë lëkundjes së tokës me magnitudë 6.5 të shkallës rihter.

Të dhënat paraprake tregojnë se dëme kanë pësuar mëse 130 mijë banesa.

Presidenti kinez ka urdhëruar ekipet e shpëtimit të bëjnë ç’është e mundur për nxjerrjen e të plagosurve nga rrënojat.  Mëse 70 mijë persona kanë humbur jetën në këtë provincë si pasojë e një tërmeti që ra në vitin 2008.

Më se 31,500 turistë janë evakuuar nga zona e tërmetit, ka raportuar agjencia zyrtare kineze e lajmeve, Xinhua.

Shërbimi zjarrfikësve në Siçuan ka raportuar se hapësira e pranimit në një hotel është shkatërruar, duke i bllokuar disa njerëz, por më se 2,800 vetë janë evakuuar në mënyrë të sigurt nga ndërtesa.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)