04 Korrik 2022

Një stuhi rëre ka përfshirë sërish Irakun, 4000 njerëz në spital

Bagdad, 17 maj - Një stuhi e egër rëre ka përfshirë sërish Irakun, duke bërë që 4000 njerëz të përfundojnë në spital me probleme të frymëmarrjes.

Reja e dendur e pluhurit që ka mbuluar kryeqytetin irakian të Bagdatit, ka çuar gjithashtu në mbylljen e aeroporteve, shkollave dhe zyrave publike në të gjithë vendin.

“Daily Mail” shkruan se kjo është stuhia e tetë e pluhurit që nga mesi i prillit që godet Irakun. Ky i fundit është goditur njëkohësisht edhe nga degradimi i tokës, thatësira intensive dhe reshjet e pakta të shiut, të cilat janë të lidhura me ndryshimet klimatike, me temperatura mesatare në rritje dhe reshje dukshëm më të ulëta.

Në fillim të këtij muaji, stuhia më e fundit e rërës çoi në vdekjen e një personi dhe 5000 të tjerë të shtruar në spital për probleme të frymëmarrjes. Bagdadi është lënë në një shkëlqim portokalli dhe ka mbështjellë shumë qytete të tjera.

Madje kjo stuhi rëre ka përfshirë edhe qytetin e shenjtë Shiite të Najafit në jug dhe Sulaimaniyah në rajonin autonom kurd verior.

Rëra e verdhë dhe portokalli mbuloi çatitë e ndërtesave, makinat dhe madje u fut në shtëpi. Autoritetet në shtatë nga 18 provincat e Irakut, përfshirë Bagdadin, urdhëruan mbylljen e zyrave qeveritare.

Por objektet shëndetësore mbetën të hapura për të ndihmuar ata që janë më në rrezik, si të moshuarit dhe njerëzit që vuajnë nga sëmundjet kronike të frymëmarrjes dhe sëmundjet e zemrës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 4 korrik 2022

- Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi pret në takim delegacione nga shtetet e Finlandës dhe Irlandës, të kryesuara nga ministrja e Finlandës për Çështje Evropiane dhe Drejtimin e Pronësisë, znj.Tytti Tuppurainen dhe ministri i Shtetit për Çështjet Evropiane të Irlandës, Thomas Byrne. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 8:45)

 - Për nderë të 4 korrik 246 vjetori i Pavarsisë së SHBA zjarrfikësat e Prishtinës e pastrojnë platonë tek shtatorja e Presidentit Bill Clinton. (Sheshi Bill Clinton në Prishtinë, ora 9:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim delegacione nga shtetet e Finlandës dhe Irlandës, të kryesuara nga ministrja e Finlandës për Çështje Evropiane dhe Drejtimin e Pronësisë, znj.Tytti Tuppurainen dhe ministri i Shtetit për Çështjet Evropiane të Irlandës, Thomas Byrne. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:55

- Kryetarja e Dhomave të Specializuara Ekaterina Trendafilova do të mbajë takim me përfaqësues të shoqërisë civile në Gjilan, ku do të ndajë informacion rreth mandatit, punës dhe zhvillimeve aktuale në Dhomat e Specializuara të Kosovës si dhe do t’u përgjigjet pyetjeve të tyre. (Hotel  Astoria në Gjilan, ora 10:00)

- Shoqata 'Miqtë e Amerikës' e mbështetur nga FSK, Zjarrfikësat dhe Policia e Kosovës organzon aktivitetin e radhës tashmë tradicional për nderë të 4 korrik 246 vjetori i Pavarsisë së SHBA. (Të shtatorja e Presidentit Bill Clinton, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 13:00‪)
   
- UBT oganizon festivalin ndërkombëtar të dijes “Global UBT Fest 2022”, përmes së cilit në Kosovë po sjell profesionistë dhe ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë, duke organizuar samite, forume, gara, ligjërata tematike, vizita studimore, e ngjarje të ndryshme interesante për studentët dhe palët e tjera. (Parku Shkencor Inovativ të UBT-së në Lipjan, ora 18:00)