25 Prill 2024

Një stuhi e fuqishme godet Hawai

Hawai, 24 gusht - Hawai është goditur nga erërat e forta dhe shiu i rrëmbyeshëm teksa Uragani Lane i afrohet shtetit amerikan, duke shkaktuar vërshime dhe rrëshqitje të dheut.

Shkollat dhe zyrat janë mbyllur teksa banorët janë strehuar nga stuhia, e cila ka arritur në kategorië e tretë të enjten.

Derisa stuhia u është afruar ishujve të shtetit Aloha, era ka arritur shpejtësinë e 125 kilometrave në orë dhe shiu ka rënë me shpejtësi të madhe.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në Havaji.

Shtëpia e Bardhë ka thënë se autoritetet federale janë të gatshme për të ofruar ndihmë.

Shërbimi Kombëtar i Motit ka thënë përmes një njoftimi në Twitter se ndonëse kategoria e stuhisë është ulur, situata vazhdon të jetë e “rrezikshme” dhe vërshimet e mëdha përbëjnë “shqetësim të madh”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)