24 Gusht 2019

Një e katërta e botës rrezikohet nga kriza e ujit

San Marino, 8 gusht - Një e katërta e popullatës së botës përballet me mungesa ekstreme uji, thuhet në një raport të publikuar së fundmi ng Instituti i Burimeve Botërore, që tregon se 17 vende, përfshirë San Marinon, janë në këtë kategori.

Presidenti i institutit, Andrew Steer ka thënë se mungesa e ujit është një nga krizat më të mëdha për të cilat nuk flitet shumë.

Pasojat e saj ndjehen tek pasiguria e ushrimeve, konfliktet, emigracioni dhe destabiliteti social. Pjesa më e madhe e Evropës jugore është në stres të lartë me disa qytete dhe rajone që përballen me një krizë akoma më të thellë.

Katari, Israeli, India, Pakistani ose Irani, janë mes vendeve më të rrezikuara nga kriza e ujit, pasi konsumojnë mesatarisht 80 për qind të burimeve ujore në dispozicion, çdo vit.

Nën këto rrethana, edhe thatësirat do të intensifikohen dhe do të prodhojnë pasoja të rënda. San Marino është i vetmi vend në Evropë që përballet me rrezikun ekstrem të mungesës së ujit, sipas të dhënave të fundit.

Ndërkohë, Qipro, Greqia, Spanja, Portugalia, Italia e madje edhe Belgjika me shumë shi, renditen mes 44 vendeve të stresuara, ç’ka do të thotë se mesatarisht 40 për qind e rezervave konsumohen çdo vit.

Mes shumë shembujve, Roma u detyrua të reduktonte presionin e ujit gjatë natës për disa ditë në 2017 për shkak të thatësirës. Rreziku i krizës së ujit ekziston madje edhe në vendet ku burimet ujore janë të kënaqshme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 gusht 2019

- Grupi i çiklistëve të Lëvizjes Vetëvendosje! organizojnë kampanjën "Lëvizim". (Nisja bëhet nga sheshi “Zahir Pajaziti” Prishtinë, ora 10:00)

- Vazhdon dita e pestë e edicionit e nëntë të festivalit të Arteve dhe kulturës Tradicionale Etnofest. (Etnkokompleksi në fshatin Kukaj, ora 10:30)

- Lidhja Demokratike e Kosovës mban mbledhjen e Kryesisë. (Selia e LDK-së, ora 11:00)

- Ne dita e pestë e edicionit e nëntë të festivalit të Arteve dhe kulturës Tradicionale Etnofest organizohet programi për fëmijë i shoqëruar nga koncerit dhe sfilata me kostume tradiconale. (Etnkokompleksi në fshatin Kukaj, ora 16:00)

- Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Kosovafilmi në bashkëpunim me Drejtorinë e Kulturës të Komunës së Prishtinës organizojnë ditët e filmit në kujtim të Faruk Begollit për të kujtuar dhe nderuar veprën e aktorit me shfaqjen e filmit Kur Pranvera Vonohet. (Kinema Cineplexx, ora 20:00)