19 Prill 2024

Nga vetëtima lëndohen 15 veta

Paris, 3 shtator - Të paktën 15 vetë janë plagosur, dy prej tyre seriozisht, nga rrufeja në një festival muzikor në veri-lindje të Francës, thonë zyrtarët.

Rrufeja goditi në disa zona të festivalit të kanalit të Vieux në qytetin Azerailles, thuhet në një deklaratë të këshillit rajonal.

Në mesin e të plagosurve janë edhe disa fëmijë, të cilët ishin në një tendë gjatë stuhisë.

Viktimat ishin "goditur drejtpërdrejt nga rrufeja dhe pësuan djegie", njofton këshilli rajonal.

Një grua në të gjashtëdhjetat dhe një 44-vjeçar raportohet të jenë në gjendje të rëndë si rezultat i goditjes.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)