27 Shkurt 2021

Në Rusi shpërthen depo e municioneve ushtarake

Moskë, 7 tetor - Siç njoftojnë mediat ruse, në rajonin e Ryazan, në pjesën evropiane të Rusisë, ka shpërthyer një depo e municioneve ushtarake. 


Zjarri në depo është duke u përhapur me të madhe dhe pothuajse çdo 10 sekonda kemi nga një shpërthim, ku nga predhat qëmarrin flakë janë shkaktuar dëmtime në shtëpitë që ndodhen afër depos ushtarake.


Deri sa ministria e emergjencave ruse është duke e analizuar situatën e sigurisë, për shkak të rrezikut ka filluar evakuimi i banorëve nga dhjetë vendbanime, në rreze prej pesë kilometrave.


Për shkak të mirëmbajtjes dhe masave të ulëta të sigurisë, aksidentet në infrastrukturën dhe mjetet ushtarake ruse janë të shpeshta. 


Vlen të ceken shpërthimet e vitit të kaluar, në depon ushtarake në Siberi, si dhe shpërthimi në aeroplanmbajtësen e vetme ruse “Admirali Kuznjecov”, ku ne të dy shpërthimetkishte viktima dhe të lënduar, nga personeli ushtarak.  

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 Shkurt 2021

 - Federata e pingpongut të Kosovës do të organizojë Kampionatin Individual të Kosovës “Adem Jashari”për Seniorë. (Shkolla fillore Tefik Çanga në Ferizaj, ora 10:00)

- Klubi i Pingpongut “Priping”, nënshkruan kontratë me pingpongistin anglez Chris Doran. (Salla e Pingpongut në Pallatin e Rinisë dhe Sportit, ora 14:00)