21 Prill 2018

Në Mal të Zi sot mbahen zgjedhjet presidenciale

Podgoricë , 15 prill - Në Mal të Zi, sot po mbahen zgjedhjet presidenciale ku garojnë shtatë kandidatë.

Komisioni shtetëror dhe ai vendor zgjedhor kanë punuar për të bërë përgatitjet teknike duke përfshirë edhe fletëvotimet, të cilat janë të shtypura në dy gjuhë.

Të drejtë vote kanë 532 mijë e 599 qytetarë. Qytetarët do të mund të votojnë në 1 mijë e 214 vendvotime, që do të jenë të hapura prej orës 07 deri në orën 20:00.  

Edhe pse në garë marrin pjesë shtatë kandidatë, beteja e vërtetë do të jetë ajo mes ish kryeministrit Milo Gjukanoviç dhe kandidatit të opozitës Mladen Bojaniç.

Sondazhet favorizojnë Gjukanoviç, që nga anketat rezulton fitues që në raundin e parë të zgjedhjeve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 Prill 2018

- Shoqata të Shurdhërve në Prishtinë organizon turneun Ndërkombëtarë në futsall dhe pikado për Përsonat e Shurdhër në Republikën e Kosovës. (Pallati i Rinisë, ora 9:00)

- Federata e pingpongut të Kosovës do të organizojë turneun memorial për të rinjë "Bedri Ajeti", ora 9:30

- Shënohet 20 vjetori i nisjes së luftës frontale të UÇK-së në Zonën e Dukagjinit me ç'rast në këtë ditë do të bëhen edhe homazhe për të rënët. (Varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Baballoq, ora 11:00)

- Prezantohet ekspozita e parë personale grafike “n’4tn”e artistes së re kosovare Hana Arapi, me mbështetjen e kuratores Lyra Zajmi. (Hapësira e Hamamit "Gazi Mehmet Pasha" në Prizren, ora 19:00)